Albano Velo, 30-vjeçari i arrestuar nga policia e Tiranës si autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Edmond Papa, është kunati i Aleksandër Sadikajt, 27-vjeçarit të vrarë në një atentat me tritol në qershor të vitit 2022, në aksin Sauk-TEG.
Velo është bashkëshorti i motrës së Aleksandër Sadikajt. Gjithashtu ai është i biri i një polici i cili u pezullua nga detyra dhe po hetohet dhe roli i tij.
Albano ka publikuar në rrjetet sociale një foto me babain polic dhe e shoqëron me shkrimin: Në flagrancë duke përdorur telefon në orar të punës. Por nuk mungojnë as shprehjet motivuese dhe fotot me armë, tufa me para, makina të shtrenja, por edhe me kanabis.
30-vjeçari është fotografruar shpesh në resortin “Sancho Farm” të Sadikajt në Memaliaj bashkë me shokë të tjerë.
Albano Velo është arrestuar nga policia më 31 dhjetor në aeroportin e Rinasit, teksa kthehej nga Franca ku kishte shkuar katër ditë pas ekzekutimit të Edmond Papa në një lokal në Tiranë.
Autori i dyshuar, Albano Velo është tradhtuar nga disa kamera sigurie, të cilat e kanë fiksuar teksa ai mbante nën vëzhgim Edmond Papën, i cili mbeti i vrarë më 16 dhjetor të vitit 2022.
Ajo që bie në sy në rrjetet sociale të Velos është se nuk mungojnë fotot me armë, tufa me para, makina të shtrenja por edhe me kanabis.