PS tallet me familjet e varfëra për t’u marrë votat, u çon pako me produkte të skaduara

Gazetari Osman Stafa ka nxjerrë nëp ah mënyrën se si Partia Socialiste ka ‘përkrahur;’ familjet në nevojë për festat e fundvitit. Në një postim në rrjetet sociale, Stafa ka publikuar disa foto me produktet ushqimore që sipas tij, janë ndihmuar këto familje. Ajo që shorn gazetari është se produktet në fjalë janë të gjitha prag skadencës.

Bëhet fjalë për një pako me biskota, keçap, 2 miell 2kg, sheqer (nga ato qeset që përdorim për t’ia hedhur kafes), qumësht, çaj i ftohtë, 1 pako salçiçe dhe 1 pako qofte. Stafa shkruan se, e gjitha kjo ‘shfaqje tallëse’ bëhet për të manipuluar votën që këta qytetarë do të hedhin në kuti më 14 maj.

Postimi

Tallja e PS me familjet e varfëra, për t’u marrë votën… Ditën e djeshme shume familje në Librazhd dhe fshatra, kanë marrë një pako ushqimore për të kaluar Vitin e Ri. Familjet janë ato me ndihmë ekonomike. Në pako kishte: Biskota, keçap, 2 miell 2kg, sheqer (nga ato qeset që përdorim për t’ia hedhur kafes), Qumësht, çaj i ftohtë, 1 pako salçiçe dhe 1 pako qofte. Kjo pako tallese u është shpërndarë pa pasur parasysh numrin e pjestarëve të familjeve. Kjo pako presupozohet t’u plotësonte familjeve të varfëra nevojat e tyre për të kaluar mirë festat. Por përveç kësaj bie në sy, se data e skadencës së këtyre produkteve nis nga 5 janari, 8 janar, 9 janar, 13 e me radhë. Në pako gjen edhe një kartolinë ku PS uron familjen në fjalë për sa më shumë shëndet dhe harmoni. A ka më veprim fyes për qindra familjet që kanë marrë një pako të tillë? Një veprim tallës, ku me anë të ushqimeve që skadojnë për pak ditë, synohet vota për zgjedhjet e pas pak muajve. Kjo sepse 2 vitet e fundit, për fundvit, një pako e tillë nuk ka ardhur në këto zona.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Autostrada e parë që do inagurohet do jetë Shkodër-Milot-Tiranë

Premtimi i Berishës në Shkodër Shqipëria Madhështore nuk bëhet pa ardhur edhe Zoti në shtëpinë …

Leave a Reply