Emisioni “Piranjat” nuk do të jepet më në “ABCNews”. Lajmi është bërë me dije në faqen zyrtare në Facebook, emisioni “Piranjat” ka patur një kontratë me televizionin ABC News, e cila zgjaste deri më datën 1 janar 2023, por nuk është rinovuar. Megjithatë informojnë se misioni i tyre vazhdon, pavarësisht televizionit ku do të kalojnë.
Postimi i plotë
Emisioni “Piranjat” informon të gjithë ndjekësit dhe pëlqyesit e emisionit se në sezonin e ardhshëm nuk do të transmetohet më në televizionin ABC News. “Piranjat” ka patur një kontratë me televizionin ABC News e cila zgjaste deri më datën 1 janar 2023, kontratë e cila është respektuar nga ne dhe televizioni. Me skadimin e kontratës, as nuk është kërkuar nga ana jonë zgjatja e saj, as nuk na është kërkuar nga pronarët e rinj vazhdimi i saj. “Piranjat” sigurojnë të gjithë shikuesit se misioni i tyre vazhdon, në cilindo televizion që të ndodhemi. Korrupsioni, plagët sociale, e keqja e përditshmërise do vazhdojnë të “kafshohen” nga emisioni juaj i preferuar. Shihemi së shpejti!