Identifikohen viktimat e aksidentit në Rrugën e Arbrit, dy vëllezër dhe një grua

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit. Ngjarja ndodhi në afërsi të Urës së Çeranecit. Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, kanë humbur jetën 3 persona dhe kanë mbetur të plagosur tre të tjerë.

Mësohet se dy prej viktimave janë identifikuar si Kujtim dhe Murat Dehari, vëllezër, nga Maqellara. Ndërsa viktima e tretë është Lulzime Istrefi. Gruaja, humbi jetën rrugës, teksa ishte duke u transportuar për në spital.

Sakaq, në vendngjarje ndodhen dy ambulanca dhe një zjarrfikëse, si dhe policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

About Redaksia

Check Also

Kreu i bandës dhunoi Taulant Ballën/ Denoncimi: Të dhjeu në dru, tani…

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka hedhur akuza të forta ndaj Taulant …

Leave a Reply