Komisioni i Rithemelimit padit penalisht Spartak Brahon dhe drejtorin e FLO, Sokol Bizhgën

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD ka kallëzuar penalisht drejtorin e Drejtorisë së Forcave Lëvizëse Operacionale (FLO), Sokol Bizhga.

Padia ndaj tij ka lidhje me protestën e 8 janarit te selia e PD.

Bizhga akuzohet për veprat penale “vrasje e mbetur në tentativë”, “shpërdorim detyre”, “pengimi në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar” dhe “shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”.

Për të njëjtën ngjarje Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD-së ka paraqitur padi penale edhe ndaj ish-deputetit Spartak Braho, të cilin e akuzon për shpifje.

Para protestës së 8 janarit, ish-deputeti, në një studio televizive paralajmëronte se tubimi i thirrur nga Sali Berisha do të kishte skenarë të dhunshëm, madje, sipas tij, do të përfundonte edhe me viktima, duke përmendur një deputet me inicialet E.A.

About Redaksia

Check Also

E Ngarkuara me Punë e SHBA në SPAK: Fokusi i Administratës Trump, lufta ndaj karteleve dhe organizatave kriminale

E Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn ka mbërritur sot në SPAK për të …

Leave a Reply