Berisha: Erion Veliaj kalon në një akt tjetër, po përjashton edhe vëllanë nga vjedhjet

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës së përjavshme për shtyp tha se, tani Erjon Veliaj kalon në një akt tjetër. Përjashton edhe vëllanë nga vjedhjet. Ka vendosur të vjedhë direkt nga arka e bashkisë në arkën e tij.
“Nuk është më pak demonstrativ, akti i pashembullt i Erion Veliajt. I cili pasi u martua në kalanë e Gjirokastrës, paratë e paguara nga vëllai me tenderat që i kishte dhënë po Veliaj.
Tani ai kalon në një akt tjetër.
Përjashton edhe vëllanë nga vjedhjet. Ka vendosur të vjedhë direkt nga arka e bashkisë në arkën e tij.
Filloi ndërtimin dhe e trumbetoi me të madhe të rrugës ‘Xhon Belushi’.
Ndërkohë shpall tenderin që do mbyllej 20 ditë më vonë, më datën 9 janar, për asfaltimin e asaj rruge.
Çdo njeri do mendonte se ky është një tender i paracaktuar. Kjo ishte një vjedhje e tmerrshme.
Por jo, është më keq.
Nuk po ndërtonte një kompani private rrugën, por po ndërtonte bashkia. Më datë 9, Veliaj do shpallte veten fitues me një emër të ri. Dhe do fuste gjysmë milionë euro në xhep”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Masakra e qeverisë në Theth/ Gazetarja: Vetë u thanë të ndërtojnë, pastaj vajtën si në luftë me armë!

Gazetarja Ola Xama ka folur për aksionin e qeverisë në Theth, ku u prishën objektet me …

Leave a Reply