Berisha: Erisa u bë drejtoreshë në AKSHI vetëm pse ndante me Mirlindën paratë e drogës

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës së përjavshme për shtyp, zbuloi një tjetër skandal madhor qeveritar. “Skandal tjetër madhor, Erisa Fero, një kapobandë e vërtetë, drejtoreshë e kujt? E Mirlindës së mistershme. Mirlinda e mistershme është drejtoresha e AKSHI, një nga kampionët më kryesore si hajdute në historinë e këtij shteti”, tha Berisha. Ai tha se, ky është një shtet i kalbur!
“Skandal tjetër madhor, Erisa Fero, një kapobandë e vërtetë, drejtoreshë e kujt? E Mirlindës së mistershme. Mirlinda e mistershme është drejtoresha e AKSHI, një nga kampionët më kryesore si hajdute në historinë e këtij shteti.
Ajo është autore e 250 e ca prokurimeve sekrete publike. Mirlinda e Ramës, se varet direkt prej tij, është autore e shpenzimeve për mbrojtjen e mbi 200 milionë eurove për mbrojtjen e rrjeteve dixhitale, me zero efekt, sepse 80 përqind janë vjedhje.
Erisa bëhet drejtoreshë vetëm pse ndan me të, paratë e drogës. Nuk kishte asnjë meritë, asnjë kulturë, asnjë formim, asnjë arsim për të qenë drejtoreshë në AKSHI.
Ky është një shtet i kalbur. Seriali i skandaleve nuk ka fund”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply