Shërbime sociale

Uebi, për atë sesi funksionon sot, nuk funksionon mirë. Ngjitja e kompanive të mëdha teknologjike dhe sidomos e qasjes tyre tregëtare ndaj jetës online e ka bërë pjesën e banuar të internetit një vend për më tepër të privatizuar, i ndërtuar për t’i shërbyer interesave tregëtare të pak kompanive gjithnjë e më të fuqishme. Kjo ngjitje ka ndodhur me shpenzimet e shumë interesave të tjera legjitime: atë të përdoruesve, shpesh të shkelur në termat e privatësisë dhe të shfrytëzimit dhe jo më pak ato demokratike. Për sa kjo gjendje e gjërave online është tashmë hegjemoniste prej më shumë se një dekade, pasojat e mungesave të hapësirave reale publike nuk janë ende krejtësisht të qarta, si edhe efektet e saj ndaj idesë tonë për demokracinë. Për sa pasojnë skandalet që u interesojnë kompanive të mëdha dhe për sa shtytja drejt ndryshimit është gjithnjë e më e fortë dhe mbështetur nga më shumë gjëra, pars construens sesi të krijohen perspektiva të reja për ekonominë dixhitale dhe shpesh pak e frekuentuar dhe imagjinata e alternativave lodh që të shfaqet. Duke u nisur nga fakti që nuk është e mundur të “riparohen” platformat e mëdha duke i reformuar, James Muldoon, hulumtues nga University of Exeter, ka propozuar një axhendë radikale rimendimi të strukturave të platformave online. Në librin e tij të fundit Platform Socialism: How to Reclaim our Digital Future from Big Tech (shtëpia botuese Pluto Press, 2022), Muldoon propozon një diskutim rindërtimi dhe rishkrimi të pajisjeve që qeverisin internetin sot. Në perspektivën e tij, përgjigjet janë për t’u kërkuar në mendimin socialist të shekullit të XX, tek korporativizmi, tek organizatat grassroots dhe në pushtimin e mendimit se disa shërbime të ekonomisë dixhitale duhet patjetër të furnizohen nga shumëkombëshet e mëdha. Një përgjigje radikale, por që ka forcën për ta kundërshtuar idenë e përhapur se është e pamundur të ndryshohen gjërat mbi atë sesi kapitalizmi dixhitaë dhe i survejimit ka ndërtuar pjesë të mirë të suksesit deri më sot.

Muldoon, në librin tuaj shkruani se platformat e mëdha kanë objektivin kryesor të “krijimit të botëve”. Çfarë nënkuptoni me këtë përkufizim dhe çfarë impakti ka mbi botën dhe mbi shoqërinë kjo lloj qasjeje e kompanive teknologjike?

«Mendoj se janë dy aspekte themelore. I pari ka të bëjë me modelet e biznesit. Në ndryshim nga kompanitë tradicionale, platformat dixhitale kërkojnë të sigurojnë vlera direkt nga përdoruesit dhe nga aktivitetet e tyre. Për këtë motiv kanë një strategji që synon të gjenerojë transaksione me natyrë të ndryshme, të gjitha të bëra nga njerëzit në platforma, qofshi ato produktive apo sociale, me qëllim nxjerrjen e vlerës. Kjo mund të ndodhë nëpërmjet një abonimi, me pagesa direkte apo nëpërmjet mbledhjes së të dhënave të konsumit me qëllim të shitjes së publicitetit. Gjëja e vetme që platformat duhet të bëjnë pra është të gjenerojnë dhe të ruajnë një mjedis ku njerëzit mund të jenë të përfshirë në aktivitete online, më pas për të bërë para. Aspekti i dytë shfaqet edhe më qartë nëse shikojmë nga gjenerata e ardhshme e platformave dhe ndaj metaversit në veçanti: këtu po punohet për të krijuar një mjedis dixhital ku është e mundur të kalohet koha, të kihet një avatar, të krijohen mallra dixhitale apo të blihen. Ideja është pikërisht ajo e ndërtimit të një bote të tërë, që është një hibride midis offline dhe online, subjekt me tipara dhe kontroll krejtësisht private. Kjo është antietike me nocionet tona kanunore të demokracisë, duke qenë se ky model përjashton ekzistencën e një hapësire publike. Këtu jo vetëm mediat do të kontrollohen privatisht, por do të ishte e gjithë hapësira publike. Për këtë mendoj se ideja e një sheshi publik dixhital është efikase, pasi lehtëson jetën demokratike, bisedën dhe debatin. Kur kjo ide manifestohet në formë online, aftësia e kontrollit dhe enënshtrimit tregëtar është shumë, shumë më i fortë. Ky aspekt i “krijimit të botëve” i platformave, sidomos atyre globale me ambiciet e tyre proporcionalisht të rëndësishme, është i rrezikshëm për demokracinë, pas brenda tyre politikat tona demokratike operojnë në kontekstin e interesat private të pak miliarderëve dhe kjo është shumë preokupuese».

Duke u nisur nga kjo gjendje e gjërave, puna juaj shkon në drejtimin e stimulimit të imagjinatës së alternativave reale të platformave aktuale. Mund të na citoni ndonjë shembull?

«Pjesa e dytë e librit i kushtohet tërësisht kërkimit të imagjinimit sesi mund të ketë disa alternativa të mundshme ndaj platformave që kemi tani. Një shembull i mundshëm do të ishte një aplikacion për të thirrur një makinë me shofer (si Uber, Bolt apo Lyft, shenimi im.). Mendoj se qytetet mund t’ua zbulojnë këtë shërbim privatëve dhe ta integrojnë në infratrukturën e transporteve publike të tyre. Le të mendojmë për shembull Londrën: një aplikacion i kësaj natyre mund të integrohet brenda asaj tashmë të ofruar nga Transport for London (kompania e transporteve e Londrës, shënimi im.) dhe kjo do t’u undësonte punëtorëve të siguronin një pagesë të duhur, nëpërmjet eliminimit të sistemit të menaxhimit algoritmik dhe duke zvogëluar numrin e rrugëve, pas aplikacioni mund të stimulonte qytetarët drejt opsioneve të transportit më të mbështetshëm nga pikëpamja mjedisore, që në Londër janë shumë. Janë shumë mundësi për të eliminuar disa prej aspekteve më të bezdisura të mënyrës me të cilën veprojnë kompani si Uber apo Lyft, por duke ruajtur mundësinë e përdorimit të këtyre shërbimeve në shkallë të reduktuar: besoj se ka kak nevojë konkrete për mjete të afta për ta transportuar një njeri në radhë dhe besoj se duhet t’i shmangim progresivisht, duke i mbajtur megjithatë në shërbim për personat që kanë nevoja speciale».

Për momentin, debati rreth këtyre temave duket se përqëndrohet kryesisht mbi nevojën e ndërhyrjes së pushtetit ë platformave nga këndvështrimi i antitrustit, duke prishur, për shembull, disa monopole apo duke zvogëluar pozicionet dominuese të disa kompanive. Mendoni se është një qëndrim i mjaftueshëm?

«Axhenda antitrust ka shumë pika merite dhe e njëjta vlen për arësyet e kujt e mbështet, sidomos në Shtetet e Bashkuara, por një prej çështjeve që mbetet e hapur ka të bëjë me faktin se kompani si Facebook apo Google strukturalisht janë të nxitura që të mbledhin sa më shumë të dhëna që të jetë e mundur, me qëllim t’i “minojnë” për të siguruar informacione konsumi për të shitur publicitet për pasojë. Nëse do të ndahej Facebook nga Instagrami apo nga WhatsApp, atëhere platforma do të ishte gjithësesi e stimuluar të vepronte saktësisht në të njëjtën mënyrë. Edhe sikur ta ndanim vetë Facebook në 7 apo 8 platforma më të vogla, siç u bë me Standard Oil në fillimin e shekullit të XX dhe me Telco në vitet ’80, as nuk besoj se do të kishte benefite konkrete për përdoruesit, as mendoj se kjo zgjidhje mund të jetë e dëshirueshme. Nuk ka kuptim të përdorësh një rrjet social nëse vetëm 1/8 e miqve të tu e përdor. Nuk mund të kesh një Pacific Facebook, një Midwest Facebook apo një Australian Facebook, pasi nuk do të mund të lidheshim. Historia e këtyre kompanive na thotë se atë tentojnë të krijojnë kopshte me gardhe apo silosë të mëdhenj që vështirë se ndërveprojnë midis tyre dhe që nuk e bëjnë ndërveprueshmërinë të thjeshtë. Ajo që axhenda antitrust e kupton me korrektësi dhe se këto kompani janë shumë të mëdha, shumë të fuqishme dhe bie dakord se duhet të ketë një rregullim shumë të rreptë mbi përmasat e tyre, mbi sa mund të rriten dhe sesi mund ta përdorin pushtetin e tyre politik për të siguruar pushtet politik, për shembull. Por, përfundimisht, duhet të pushojmë së foluri për atë sesi duhet ta “riparojmë” Facebook dhe në vend që të fillojmë të flasim konkretisht si të krijojmë një alternativë më etike. Facebook është një kompani fitimprurëse dhe ka stimuj tregëtare strukturore përtej të cilave nuk ka interes të shikojë: këto kompani, për sa mund të quhen etike, duhet t’i shikojnë fitimet e tyre të rriten, duhet të shikonë gjithmonë më shumë të dhëna të përmendura, gjithnjë e më shumë përdorues dhe gjithnjë e më shumë engagement në platformat e tyre. asgjë nuk do t’i ndryshojë kurrë këto asete, pavarësisht nga mirësia e një Ad apo nga qëllimet e mira të disa projekteve tech for good».

Por si mund të imagjinohet një alternativë për një platformë planetare si Facebook?

«Pika e parë që do të ngrija këtu ështëse shumica dërrmuese e shërbimeve që përdorim në ekonominë dixhitale mund të furnizohet nga institucione shumë më të vogla se aktualet. Dorëzimi i ushqimit, aplikacionet për makinat me shofer, ato për pastrimet shtëpijake apo shërbime të tjera mund të furnizohen, për shembull, nga kooperativa punëtorësh apo nga institucione vendore. Platformat për cilat do të kishim nevojë për një institucion realisht global janë shumë të pakta: një motor kërkimi, disa shërbime dytësore që i ofron Google dhe mediat sociale».

Por si mund të kemi një formë qeverisjeje globale, kur demokracia vetë operon në mënyrë të papërkryer në nivel kombëtar?

«Në aspektin dixhital, ka arësye për të qenë optimistë. Instrumentat dixhitalë na ofrojnë mundësi për të votuar, për shembull, për çështje të rëndësishme dhe potencialisht që të mund të zgjedhin anëtarë në board e governance dhe për të pasur një kontroll më direkt mbi lidershipin e platformave, por kjo duhet parë në lidhje me strukturat e reja të përfaqësimit që do të mund të vendosim në platformat dixhitale dhe që, në aspekte të caktuara, do të mund të replikonin proceset e përfaqësimit të demokracive në nivel kombëtar, ama duke i rinovuar. Për këtë në librin tim i referohem George Douglas Howard Cole, një prej teorizuesve të socializmit gildist në shekullin e XX, për të cilin organizatat duhet të kenë një strukturë të brendshme demokratike. Pra pyetja është si të bëhen kompani si Twitter apo Facebook realisht demokratike?».

Çfarë formash mund të marrë ky demokratizim?

«Ka shumë qasje dhe asnjëra prej këtyre është e aplikueshme për të gjitha rastet. Për shembull, njëri mund të jetë ai i krijimit të një lloj plebishiti për t’u mundësuar përdoruesve për të votuar që të çojnë përpara një mocion dhe potencialisht ta vërë në votë. Kjo do t’u jepte të gjithë anëtarëve të paktën ndonjë mundësi ta thonë ty tyren në çështje të rëndësishme që i përkasin më direkt si, për shembull, futjes së mundësive për t’i modifikuar “cicërimat”. Por akoma më e rëndësishme mund të jetë që të bësh në mënyrë të tillë që anëtarët e board të kompanive të zgjidhen direkt nga përdoruesit. Kjo do të favorizonze edhe mobilizimin e njerëzve rreth çështjeve që i konsiderojnë më të rëndësishme dhe do të shikojnë të shfaqen fraksione të ndryshme me vizione divergjente mbi atë sesi duhet të menaxhohet platforma. Në fund të fundit është kështu që funksionon procesi politik e demokratik, apo jo? Për sa i papërkryer, konfuz dhe potencialisht i ekspozuar ndaj korrupsionit të çdo lloji, mendon se megjithatë është një model i preferueshëm ndaj atij aktualit, ku dikush si Elon Musk apo Mark Zuckerberg mund të vendosë në mënyrë unilaterale, pas asnjë lloj konsultimi, se çfarë është në interesin më të mirë të të gjithë aksionerëve. Nuk duam të harrojmë se, për momentin, preokupimi kryesor i sistemit është sigurimi që platformat të prodhojnë të ardhura. Kështu që ka një çlidhje të fortë midis interesave të përdoruesve që e përdorin dhe ato të investitorëve që fitojnë nga puna e tyre. Për sa është realist dhe kuptoj sesa konfuzionar ky sistem mund të jetë, mendoj se është megjithatë e preferueshme ndaj atij që kemi tani. Filozofi John Dewey thoshte se demokracia bazohet mbi eksperimentimin, mbi të shkuarin për tentativa. Duhet ta nisim këtë proces në sferën e mediave sociale dhe të çelim një debat mbi format që e gjitha kjo mund të marrë».

Nuk mendoni se etiketa e “socializmit” e lidhur me propozimin tuaj në një farë mënyre mund t’i largojë zërat dhe njerëzit që nuk e njohin veten në këtë zonë politike?

«Kur ndodhem përballë një publiku që mund të jetë ngurrues përballë një perspektive socialiste, flas për platforma të drejtuara nga të njëjtat komunitete apo nga anëtarët e tyre. Ose për të krijuar një mjedis bashkëpunues në ekonominë dixhitale. Thelbi i projektit tim është pronësia sociale dhe demokratike e platformave dixhitale. Në thelb, bëhet fjalë për ta demokratizuar vetë ekonominë dixhitale, por dua ta spostoj qendrën gravitacionale të diskutimit shumë më majtas, ndaj disa ideve vërtet radikale. Kjo u ofron njerëzve dhe partive e lëvizjeve politike të tjera më shumë hapësirë për t’i përballuar më qetë çështje si, për shembull, për t’i dhënë Twitter një ownership më demokratik. Në këtë kuptim, kur mbështes të shpronësohet Google për t’i rimarrë të gjithë infrastrukturën, kjo bën të lindë tek njerëz të tjerë për të eksploruar hapësira dhe mundësi të tjera, më light. Përndryshe askush nuk do të flasë. Me pak përjashtime, zërat mainstream si ato të ekspertit të etikës dixhitale Tristan Harris apo i whistleblower Frances Haugen janë të gjithë ish punonjës të këtyre vetë kompanive. Edhe sfera akademike dhe për më tepër e zënë nga ish punonjës Microsoft apo Google, dhe të gjitha qendrave të mëdha kërkimore në New York janë për më tepër të markës centriste apo të qendrës së djathtë dhe nuk do t’i avanconin kurrë këto opsione, pasi nuk janë pjesë e radarëve të tyre. Më intereson në fakt të rriten zërat që mund të dëgjohen dhe të fillohen të shtyhet ideja për të realizuar instrumenta dixhitalë me pronësi publike, për të investuar më shumë në softuerë free e open dhe për t’u kthyer në një ide më pak të komercializuar sesi interneti duhet të jetë».

(James Muldoon është kryehulumtues pranë Universitetit të Exeter, kryetar i kërkimit dixhital të think tank Autonomy dhe autor i librit Platform Socialism: How to Reclaim our Digital Future from Big Tech (shtëpia botuese Pluto Press, 2022), ku propozon alternativa të ndryshme mbi atë sesi mund të organizohen platformat dixhitale. Artikujt e tij mbi teknologjitë dixhitale, socializmin, teoritë demokratike dhe filozofinë politike e shekullit të XX janë shfaqur në testata të tilla si The Guardian, Huffington Post dhe Time Magazine).

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Roli i Elon Musk në fitoren e Trump

Menjëherë pasi republikani Donald Trump shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të mërkurën në mëngjes, presidenti …

Leave a Reply