Nënë Liza le gojë hapur deputetët: Kush e dhuron nga ju shtëpinë? Erion Veliaj po qe burrë të vijë këtu

Nënë Liza Marku, 78 vjeç, i ka lënë pa fjalë, të paktën në dukje deputetët, anëtarë të Komisionit të Ligjeve, ndoshta edhe ata që adhruojnë sjelljet e Erion Veliajt apo Edi Ramës.

Asnjë nga ligjvënësit nuk pati kurajon jo të kundërshtojë, por as të pipëtijë ndaj rrëfimit të nënë Lizës, për të cilën askujt nuk do i vinte mendja, sikur në orët e para të mëngjesit të 10 apo 11 ditëve më parë, dhjetra policë të mos i mësynin në banesë dhe ta nxirrnin forcërisht, që më pas fadromat e Erion Veliajt ti shembnin banesën.

“Mua s’më gënjen as Erion Veliaj dhe as Edi Rama. Unë fle akoma në rrënoja. Kush e dhuron nga ju shtëpinë?

Unë ia dua metrat e shtëpisë nji më nji, asnjë cm më shumë e asnjë më pak. Më kanë nxjerrë 4 policë. 4 policë me një plakë, është turp për shtetin shqiptar. Me këtë shtet, me Erion Veliaj, ne s’po hyjmë në Europë, por në gropë. Erion Veliaj po qe burrë të vijë këtu.

Ne as jemi vra dhe as jemi pre, po duam përgjigje të saktë nga shteti. Ose të na marrin të na pushkatojnë të bregu i lumit. Policia kishte bërë shtetrrethim te 5 maji. Çfarë do bënin 1300 polica me 3 të vobektë, kanë ardhur në shtëpi, te ne si xhandarët e Zogut njëherë e një kohë.

Kur kam dash me marrë rrobat, me marrin ilaçet, lekët e bukës jo asgjë nuk na lanë. 4 policë na nxorrën jashtë, me këtë shtet dhe kryetar bashkie jemi duke hyrë në gropë. Kryetari i Bashkisë me qenë burrë, vjen në shesh të burrave, se unë jam plakë për me më nxjerrë gjithë ata policë. Këtu s’ka drejtësi, drejtësia ka mbaru, këtu s’ka shtet.

Unë kam ardhë për hallin tim, nona nuk e njeh politikën. Unë vdes në rrënoja dhe nuk dal nga shtëpia, unë jam malësore dhe nuk trembem nga askush”, është shprehur nënë Liza në fjalën e saj.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Veliaj nis kërkesat për azil në SHBA, bileta e kthimit me 18 janar, reagimi i Berishës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar biletën e avionit të Veliajt duke e nxjerrë …

Leave a Reply