Berisha: Në Durrës thonë se te kandidatët e tjerë ka kërcitur sërish huri!

Kryetari i PD, Sali Berisha than ë mbledhjen e Grupit Parlamentar se, ne hyjmë në një vit të një rëndësie vendimtare për demokracinë, për pluralizmin, për shoqërinë shqiptare dhe PD. Ai tha se, kandidatët e tjerë janë kandidatë të shpellës dhe të hurit, se thonë në Durrës ka kërcitur sërish huri.

“Ne, hyjmë në një vit të një rëndësie vendimtare për demokracinë, për pluralizmin, për shoqërinë shqiptare dhe PD, grupi ynë parlamentar, mbetet totalisht i përkushtuar për të përmbushur me përgjegjësi të plotë, me transparencë dhe guxim, detyrimet e tij madhore.

Ne jemi në një moment shumë të rëndësishëm elektoral, kemi përpara zgjedhjet vendore, të cilat duhet të përmbysin monizmin e plotë në Shqipëri, të Edi Ramës.

Është bërë një punë më transparentja në historinë e vendit dhe, kandidatët që ne paraqesim, janë sot, dalin para çdo qytetari shqiptar si kandidatë të vullnetit të lirë të anëtarësisë dhe simpatizantëve të PS.

Kandidatët e tjerë janë kandidatë të shpellës dhe të hurit, se thonë në Durrës ka kërcitur sërish huri, janë kandidatë të grupeve kriminale, mafioze, janë kandidatë që përcaktohen tërësisht nga interesat e Edi Ramës dhe klaneve mafioze që e mbështesin”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Veliaj shantazhon gazetaren pse i publikoi aferat korruptive

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shantazhon gazetaren që ka publikuar fakte të shumta …

Leave a Reply