Ndahet nga jeta artistja-ikonë e Italisë, Gina Lollobrigida

Aktorja e njohur italiane, Gina Lollobrigida, ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare, njoftoi agjencia e lajmeve ANSA.

Gina Lollobrigida u bë e famshme në vitet pesëdhjetë të shekullit të kaluar. Më vonë ajo ndaloi së bërë filma dhe u bë fotoreportere dhe skulptore.

Filmat e saj më të shquar janë “Bukë, dashuri dhe ëndrra”, “Mbreti, mbretëresha dhe shërbëtori”, “Servantes”, “Trapeze”, “Afërdita perandorake” dhe “Këmbana e Kishës së Virgjëreshës”.

Ajo ka aktruar me Bogart, Frank Sinatra etj., duke qenë gjithmonë një simbol i bukurisë femërore.

Ylli i filmit u pranua pa kushte si standardi i bukurisë së kohës së saj. Ajo konkurroi për sharmi e saj me Sophia Loren.

Në pleqëri pati tentrativa për t’u bërë deputete, por pa sukses.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply