Sërish drejt përmbytjeve, nisin shkarkimet nga Fierza

Niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës ka arritur kuotën maksimale prej 288 metra. Kjo ka bërë që Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), prej mesditës së sotme, të hapë portat e shkarkimit në hidrocentralin e Fierzës.

Mësohet se kanë qenë reshjet e shiut, të cilat janë rikthyer së fundmi, të cilat kanë bërë që të rritet niveli i ujit në liqenin e Fierzës dhe KESH të hapë portat.

Mendohet se hapja e portave ka ardhur si pasojë e reshjeve të shiut të cilat janë rikthyer mbi territorin e vendit pas disa ditëve me diell, por të shoqëruara me temperatura të ftohta.

Kujtojmë se si gjithnjë hapja e portave në Fierzë, shoqërohet me shkarkime në Koman dhe në Vaun e Dejës, ndërsa burime për BË bëjnë me dije se të dhënat e orës 18:00 tregojnë se Fierza ka arritur në kuotën 288.81 m, me prurjet 160 m3/sek, P=500 MË, ne pune 4 Ag, Shkarkimet nga Porta 200m3/s; KOMAN; Kuota 166.31m, prurjet 760/60 m3/sek. P=544MË, ne pune 4 Ag, Shkarkimet nga Porta 200 m3/s; V.DEJES; Kuota 72.38 m, prurjet 905/30 m3/s. P=230 MË, ne pune 5 Ag, Shkarkimet nga Porta 200m3/s.

About Redaksia

Check Also

Nënkryetari i PD, Boçi dhe deputeti Ludovik Hasani takim me emigrantët në Itali

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deputeti Ludovik Hasani si dhe Kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok …

Leave a Reply