Bylykbashi: Lëvizjet e Alibeajt të koordinuara nga Rama

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ishte i ftuar në Debat me Alba Alishanin ku komentoi edhe njëherë vendimin e Enkelejd Alibeajt për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD dhe 4 deputetë të tjerë mes të cilëve dhe ai vetë.

Bylykbashi deklaroi se vendimi i Alibeajt është nul dhe e akuzoi këtë të fundit se është në shërbim të Edi Ramës, për të shmangur vëmendjen e opinionit sa herë që del një çështje e rëndësishme.

Sipas nënkryetarit të PD, Alibeaj tashmë ka përjashtuar 20% të grupit të Partisë Demokratike dhe një lëvizje e tillë nuk bën gjë tjetër përveçse dobëson pozitat e kësaj force në Kuvend dhe forcon mazhorancën.

“Unë jam një deputet i PD. Anëtar i grupit të PD ashtu si është dhe Sali Berisha. Çdo gjë që ka ndodhur pas 10 shtatorit të 2021 është nul, përjashtimi i Berishës, Nokës, Vokshit, Baçit dhe tani kjo e fundit që depozitoi Alibeaj. Ky është një interes i pastër i Ramës për të ndodhur kjo. Çdo gjë vihet në lëvizje në momentin e nevojshëm. Këllici denoncoi një tender të bashkisë dhe të nesërmen u përjashtua.

I duhet Ramës një opozitë e tillë dhe pastaj e krijon këtë situatë. I duhet Ramës që ta mbajë PD në këtë situatë dhe krijon situatën me gjykatën. Është depozituar në Kuvend një shkresë që përjashton 4 deputetë të tjerë se gjoja u është dhënë një periudhë reflektimi 1 vjeçare. Është e shkruar në rregulloren e 2018, ku nuk ka asnjë germë për përjashtim të deputetëve.

Kjo do të thotë që vendimi është nul sepse baza ligjore është e shfuqizuar. Ka një vit që parlamenti përdor një vendim nul se i intereson mazhorancës. Alibeaj ka përjashtuar 9 deputetë ose 20% të grupit dhe ka zvogëluar forcën që ka dalë nga zgjedhjet. Kujt i intereson kjo? Vetëm Edi Ramës”, tha Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

Ai që bleu Lulin nuk e ka për gjë të blejë edhe një “Lule” në Vlorë

Atird Hoxhës: I braktisur edhe nga të tijtë, pasi mbushi listën e Vlorës me kandidatë …

Leave a Reply