Inceneratorët, Berisha: Rama dhe Veliaj vodhën 51 milionë euro nga pagesat e qytetarëve të Tiranës

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp foli sërish për skandalin e djegësve. Ai tha se, çështje e parë dhe më kryesore është çështja e djegësave dhe organizatës kriminale të kryesuar nga Edi Rama për këtë aferë.

“SKAP-i i partisë është mbuluar nga plehrat e sipërmarrjes Rama-Veliaj.

Nuk ka gjë më flagrante. Kjo vetëm se kjo sipërmarrje është e Ramës dhe Velisë.

Janë bërë 51 milionë euro pagesa nga qytetarët e Tiranës për kontot offshore të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, për plehra që dikur digjen, në një kohë kur as nuk digjen, por as nuk seleksionohen, siԷ u betua dhe rrahu gjoksin sipërmarrësi i plehrave, Edi Ram, nën betim para parlamentit shqiptar.

Nuk ka akt më flagrant se afera e inceneratorëve. Nuk ka akt më të turpshëm se qëndrimi i drejtësisë ndaj kësaj afere”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kandidati për deputet i PS në Korçë kapet në orët e vona duke blerë vota

Një qytetar nga Korça ka dërguar një denoncim pranë redaksisë sonë, ku pretendon për një …

Leave a Reply