Rikthimi i Trump në Teksas

Ish-Presidenti i SHBA, Donald Trump tha të shtunën se, nëse do të garojë përsëri për Shtëpinë e Bardhë dhe do të fitojë, atëherë do të falë disa nga protestuesit e 6 janarit 2021, të cilët mësynë godinën e kongresit amerikan teksa certifikohej fitorja e Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Trump, i cili nuk ka thënë ende zyrtarisht nëse do do të kandidojë përsëri për president pas humbjes së vitit 2020, mbajti një tubim në Teksas, që dukej i njëjtë me takimet zgjedhore që organizonte në fushatë, ku nuk mungoi edhe kërcimi i tij i zakonshëm.

“Nëse garoj dhe fitoj, do t’i trajtojmë njerëzit e 6 janarit me ndershmëri”, tha Trump. “Do t’i trajtojmë ndershmërisht dhe nëse do të jetë nevoja edhe do t’i falim. Sepse po trajtohen në mënyrë kaq të pandershme”, tha Trump.

Sulmi në godinën e Kapitolit është konsideruar si më i keqi i ndodhur që prej Luftës së vitit 1812, kur godina u dogj nga anglezët. Protestuesit ishin mbledhur aty pas deklaratave të Trump se zgjedhjet ishin vjedhur nga Biden.

About Redaksia

Check Also

Akuzat ndaj tyre/ Prokurorët në Hagë kërkojnë 45 vite burg për Hashim Thaçin

Prokuroria pretendon se ata kryen ndalime arbitrare, tortura, vrasje dhe përndjekje, përfshirë edhe ndaj shqiptarëve …

Leave a Reply