Nishani: Sot për pluralizmin, nesër për të gjithë Shqipërinë!

Nga Bujar NISHANI

Të dashur miq demokratë, sot një ditë e veçantë për historinë e demokracisë shqiptare.
Partia Demokratike e Shqipërisë realizoi atë që ishte premtimi i parë i saj në proçesin e rithemelimit dhe modernizimit.

PRIMARET !

Vota ka realisht vlerë.

Sot me këtë proçes nuk përmbushet thjesht ky premtim i mbajtur, por sot demonstrohet praktikisht përpara syve të të gjithë shqiptarëve dallimi i madh mes dy modeleve të kulturës politike.

Modeli i votës së lirë përballë manipulimit idiot e vulgar!

Modeli i lirisë, të drejtës dhe integritetit përballë korruptimit, mashtrimit dhe pengmarrjes!

Modeli i bashkimit, sovranitetit, respektit e gjithpërfshirjes, përballë shitjes, përjashtimit, harbutërisë dhe sharlatanizmit!

Modeli i demokracisë funksionale e të drejtpërdrejtë ku çdo demokrat ka kapitalin dhe vlerën e vet në këtë parti, përballë modelit të konglomeratit amoral prej vrasësish, trafikantësh, tenderaxhinjve, hajnisë së tokave, pronave e parave të shqiptarëve, mbledhur në bunkerin e blinduar tek kundërbojnë nën sqetullën e rregjimit.

Beteja jonë është e drejtë dhe e vërtetë!

Sot për pluralizmin, nesër për Shqipërinë 🇦🇱

About Redaksia

Check Also

Lubonja tregon çfarë po ndodh me protestën dhe se cili është qëllimi kryesor

Analisti Fatos Lubonja, ka folur nga protesta për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai …

Leave a Reply