Kryetari i PD, Sali Berisha, në bashkëbisedimin me qytetarët në Facebook, tha se, viti 2023 do jetë viti i fitores së demokratëve. Berisha tha se, urrejtja popullore ndaj këtij regjimi është e pakufishme.
“Viti 2023 do jetë viti i fitores së demokratëve, i fitores së shqiptarëve, viti i triumfit të vlerave në këtë vend dhe i fundit të këtij regjimi që bazohet në vjedhjen, krimin dhe drogën.
Ju e shihni se në çfarë situate e kanë katandisur vendin. Urrejtja popullore ndaj tyre është e pakufishme.
Përpjekja për të qëndruar me dhunë në pushtet, do dështojë. Unë kam bindjen më të madhe se flladi i lirisë, revolucioni demokratik, do përmbysë, do të arkivojë këtë regjim, që i kushtoi shqiptarëve pothuajse sa një diktaturë në disa aspekte”, tha Berisha.