Orkestra Simfonike e Shkodrës pas 32 vitesh mungesë, tashmë është një realitet!

Nga Bardh SPAHIA

Orkestra Simfonike e Shkodrës pas 32 vitesh mungesë, është tashmë një realitet! Ju bashkova me kënaqësi provës së parë që ky formacion zhvilloi nën drejtimin e maestro Jetmir Barbullushi.

Ka qënë për mua privilegj por edhe përgjegjësi të bëja realitet rikthimin e kësaj sipërmarrje të madhe artistike, por që i kishte munguar dhe padiskutim ishte domosdoshmëri për komunitetin e artistëve në veçanti dhe Shkodrën në tërësi. Arti e kultura janë identitet dhe ushqim shpirtëror për këtë qytet.

Duke falenderuar çdo kontribues që ndër vite ka hedhur nga një gur për të ardhur deri tek kjo ditë, shpreh mirënjohjen dhe mbështetjen time për të gjithë artistët profesionist dhe brezin e ri që ju bashkua nismës për t’i dhënë jetë Orkestrës Simfonike të Shkodrës. Kam bindjen absolute se me këtë përkushtim e profesionalizëm, shumë shpejt kjo orkestër do të jetë aty ku e meriton, duke shkelqyer përpara publikut të dashur shkodran, shqiptar dhe më gjërë.

About Redaksia

Check Also

Një vit nga ikja e “Sokratit Shqiptar”!

Nga Bujar LESKAJ Sot, datë 5 dhjetor 2024 bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta …

Leave a Reply