Veliaj i përuroi në tetor, studentët: Konviktet s’kanë as ujë e as drita!

Studentët që jetojnë në godinat e Konvikteve të Universitetit Bujqësor të Tiranës nuk kanë as ujë të ngrohtë brenda. Syri TV ka publikuar një audio-denoncim të bërë nga një student, i cili thotë se drejtoresha e Konvikteve nuk pret ankesat e tyre, dhe i vetmi kontakt që kanë është me përgjegjësen e godinave, e cila u thotë se presin zgjidhje nga Bashkia Tiranë.

Përveç mungesës së dusheve dhe ujit të ngrohtë, një tjetër problematikë me të cilën hasen studentet është edhe mungesa e energjisë elektrike për shkak të linjave të dobëta.

Vetë kryebashkiaku Erion Veliaj u premtoi kushte moderne, por sot studentët nuk kanë as kushtet më minimale. Në muajin tetor Erion Veliaj përuroi konviktet e reja të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

About Redaksia

Check Also

Policia rrëmben me forcë të riun: Jam 17 vjeç, nuk kam bërë asgjë!

Policia ka shoqëruar me dhunë një të mitur vetëm 17-vjeç, i cili sipas deklaratave të …

Leave a Reply