Edi Rama është personazh kryesor në dosjen McGonigal Θ FBI nuk ka kërkuar vetëm hetimin e Charles McGonigal, por edhe të atyre që janë në materialet e inteceptuara. Edi Rama është zyrtarisht objekt hetimi i një dosjeje të FBI: I pari shtetar shqiptar me këtë ‘status’. Θ Në dosje gjendet edhe Dorian Duçka, një figurant i të gjitha aferave korruptive ndërkombëtare të Edi Ramës e Taulant Ballës, nga Tirana në Berlin, nga Davosi në Sinaloa e Neë York.
Prania e Agron Nezës, një sigurimsi të vjetër, shpjegon qartë dhe fatkeqësisht, lidhjet e Edi Ramës me Bllokun dhe regjimin e Enver Hoxhës dhe policinë e tij famëkeqe sekrete.
Në dosje figurojnë edhe qeveri të tjera ballkanike, por vetëm Edi Rama cilësohet me emër. Kjo dëshmon se, ai ka negociuar në vetë të parë me lidhje ruse dhe afera korruptive.
Sipas dosjes së FBI McGonigal dhe Rama janë takuar katër herë; njërën prej tyre në një darkë në Ëashington. Po aty thuhet se pas takimit të parë ata ruajtën një ‘ongoing relationship” (mardhënie të vazhdueshme
Po sipas dosjes McGonigal i ka bërë dhuratë Ramës objekte me emblemën e FBI
Dosja thekson se Dorian Duçka kishte një email zyrtar të qeverisë shqiptare dhe një pasaportë diplomatike, edhe pse nuk ishte zyrtar i qeverisë, por punonte për një firmë kineze
FBI po heton çdo pagesë dhe dhuratë që i është dhënë McGonigal nga Agron Neza, që paraqitej si këshilltar për sigurinë e Edi Ramës dhe Dorian Duçka si plentipotentiary counselor (këshilltar i plotfuqishëm) i Ramës
Mediat e kanë filmuar Duçkën duke dalë nga kryeministria me eksponentë kryesorë të kartelit më të fuqishëm në botë të drogës, Sinaloa. Θ McGonigal ka përfaqësuar një nga oligarkët rusë të lidhur ngushtë me Putinin, Oleg Deripaska, me qëllime lobimi, që ai të hiqej nga lista e sanksioneve amerikane
Edi Rama i ka special lidhjet me ata që duan ta shpëtojnë Putinin nga sanksionet e Perëndimit: presidentin serb Vucic e mbështet hapur për këtë sfidë që i bën vendeve të botës së lirë.
PD denoncon publikisht këtë lidhje mafioze të dyshimtë me asete ruse të Edi Ramës. Θ PD do të hyjë në kontakte me Kongresin e ShBA dhe do të japë kontributin më të madh për hetimin e kësaj afere
PD do të kërkojë ngritjen e një Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen, e cila implikon jo një kryeministër të korruptuar, por sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Θ Edi Rama, nëpërmjet Agron Nezës, i ka dorëzuar Charles McGonigal 225 mijë dollarë. Këto para janë përdorur që McGonigal të lobonte kundër opozitës shqiptare.
Edi Rama përdor ish-oficerë të Sigurimit dhe njerëz të afërt me bashkëpunëtorët e Putinit për të dëmtuar opozitën shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Θ Te dosja McGonigal-Rama mund të gjeni edhe motivin pas qëndrimeve të hapura anti-opozitare të disa prej diplomatëve të huaj. Lidhja ruse e Rama-McGonigal Depiraska, investitor strategjik e koncesionar në Shqipëri.
Rama e përfshiu në projektin 6.6 mln euro në Karavasta. Oligarku rus aksioner tek “Shushica Hydropoëer” Në Prill të vitit 2018, Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga Edi Rama, i jep statusin e “investitorit strategjik” kompanisë shqiptare “Agro Iliria Group” për ngritjen e një plantacioni frutash ekzotike, në një sipërfaqe 800 hektarë në Karavasta. Investimi parashikohet në vlerë mbi 6.6 milionë euro. Në vendimin e nënshkruar nga Rama, kompania shqiptare “Agro Iliria Group” detyrohet që të nënshkruajë kontratë me shoqërinë tjetër, “Trema Engieenering 2”, ku të përcaktohet se kjo e fundit do të kryejë investimin. Pronari fundor i kompanisë shqiptare “Trema Engineering 2” është miliarderi rus, Oleg Depiraska, nëpërmjet shoqërisë së regjistruar në Austri, “Strabag AG”