Thellohet skandali! Ish-zyrtari i FBI u dekorua nga Gjiknuri dhe kryebashkiaku i Ramës

Aktiviteti i ish-zyrtarit të FBI-së, i arrestuar një ditë më parë në Nju Jork, Charles McGonigal duket se ka qenë i gjerë në Shqipëri.

Vizitat e tij në Shqipëri, duket se kanë qenë të shpeshta dhe këtë e dëshmon edhe një postim i kryebashkiakut të emëruar nga Edi Rama në bashkinë e Tropojës, Rexh Byberi.

Në 23 shtator 2021, Byberi krenohet me postimin e tij në Facebook se ka dekoruar me titullin ‘Mirënjohja e Tropojës’ ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

Në këtë ceremoni i pranishëm ka qenë edhe Damian Gjiknuri, i cili duket se ka krijuar miqësi me ish-zyrtarin e FBI-së.

Sot në Tiranë isha i privilegjuar veçanërisht ti dorëzoj medaljen e akorduar  ‘Mirënjohja e Tropojës’ z. Charles McGonigal, një ish-personalitet i rëndësishëm me gradën SAC i Agjencisë më të fuqishme investigative në glob, FBI.

Z.McGonigal ka dëshmuar dashuri të përhershme për Vendlindjen dhe Kombin tonë. Në këtë  ceremoni shumë miqësore dhe të përzemërt morën pjesë përveç stafit tim dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, zotërinjtë Damian Gjiknuri dhe Ardian Çela.

Zoti McGonigal shoqërohej si gjithmonë nga miku i tij, bashkëqytetari ynë i nderuar shqiptaro-amerikan Agron Nezajshkruan Byberi në Facebook.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply