Revolta para Kryeministrisë: Bërxulli nuk ka vdekur! Pronat tona do t’i mbrojmë me gjak!

Banorët e Bërxullës kanë zhvilluar një protestë ditën e sotme përballë Kryeministrisë pasi preken nga rruga e re Thumanë-Kashar. Ata kanë kërkuar dëmshpërblim sipas vlerës së tregut, ndërsa kanë reaguar ashpër ndaj qeverisë duke theksuar se shteti ka shkelur plotësisht të drejtat e qytetarëve.

“Pushtetarët po testojnë durimin e banorëve. Por ne nuk do të tërhiqemi pavarësisht presioneve”, u shpreh një nga protestuesit”, u shpreh një nga protestuesit

Gjithashtu janë shprehur të bindur se nuk heqin dorë nga pronat e tyre, duke shtuar se po të jetë e domosdoshme do t’i mbrojnë edhe me gjak.

“Tokën duan ta marrin, vetëm ajrin nuk kanë çfarë ti bëjnë. Po nuk na dhanë atë që na takon i kemi lënë Zotin, por të bëjnë kthesë sa më shpejt”, u shpreh një tjetër protestues.

Banorët e Bërxullësthanë se, nuk ka drejtësi, ne po vidhemi!

“Ne nuk durojmë më, duam që të dëgjohet zëri jonë, ka gjithmonë vetëm heshtje, ne do bëjmë tonën, ne nuk kemi cënuar asnjeri’. Bërxulli nuk ka vdekur”, tha një tjetër banor.

About Redaksia

Check Also

Ikën Kasanof që mbulonte Shqipërinë në DASH, në vend të tiij diplomatja që flet shqip

Alexander “Sasha” Kasanof nuk do të jetë më zëvendësndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor. Kështu ka …

Leave a Reply