Zbulohet e-maili i të dashurës së McGonigal për lidhjet me Ramën

Rrëfimi i të dashurës së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, Allison Guerriero ka nxjerrë në pah detaje nga dosja ku përmendet dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Në një artikull të BusinessInsider, shkruhet se dy agjentë të FBI-së kanë shkuar në shtëpinë e Guerrieros dhe i kanë treguar një foto të ish-agjentit me kryeministrin Rama. Guerriero tregon gjithashtu se ajo është pyetur nga FBI për marrëdhënien mes ish-agjentit dhe kryeministrit Rama si dhe nga juria e madhe për të gjitha komunikimet e saj me McGonigal, për çdo pagesë ose dhuratë që ai mund t’i kishte dhënë asaj, gjë që mund t’i shërbente hetimit.

“Disa muaj më vonë, Guerriero, pas një periudhe të pirë, i dërgoi një email të zemëruar William Sweeney, i cili ishte në krye të zyrës së FBI-së në New York City, i cili ishte dhe njeriu që e kishte prezantuar për herë të parë me McGonigal. Ajo kujton se i tha Sweeney-t në email se ai duhet të shikonte lidhjen e tyre jashtëmartesore dhe gjithashtu marrëdhëniet e McGonigal në Shqipëri. McGonigal tashmë ishte miqësuar me kryeministrin e Shqipërisë dhe kishte udhëtuar gjerësisht në vend, gjë që do të shfaqeshj më vonë në një nga aktakuzat e tij.

Guerriero i tha Insajderit se e kishte fshirë emailin. Sweeney nuk iu përgjigj një kërkese për koment të bërë përmes punëdhënësit aktual të Sweeney, Citigroup. Insajderi nuk mund të konfirmonte që Guerriero e kishte dërguar emailin ose që Sweeney e kishte marrë atë. Pavarësisht, deri në nëntor 2021, FBI po shqyrtonte McGonigal. Dy agjentë u shfaqën në derën e Guerriero-s, thotë ajo, i treguan asaj një foto të McGonigal me kryeministrin shqiptar dhe e intervistuan për ndërveprimet e tyre.

Ajo gjithashtu mori një thirrje nga juria e madhe që kërkonte të gjitha komunikimet e saj me McGonigal, si dhe informacione për çdo “pagesë ose dhuratë” që ai mund t’i ketë dhënë asaj. Guerriero pranon se kombinimi i abuzimit me alkoolin dhe problemet e saj shëndetësore çuan në disa sjellje ekstreme, duke përfshirë dërgimin e saj të emaileve armiqësore për familjen e McGonigal, përmbajtjen e të cilave ajo thotë se nuk mund ta kujtojë. “Unë me të vërtetë e teprova,” tha ajo. “Unë i ngacmova ata. Nuk do ta mohoj këtë. Unë isha e tmerrshme për të”, shkruhet ndër të tjera në artikull.

Ky rrëfim vjen pak ditë pasi u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal.

 

About Redaksia

Check Also

Trump sulmon prokurorin: Do hetohet, është i korruptuar, mund të ekzekutojë njerëz

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se ish-kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të …

Leave a Reply