Berisha: Me 11 shkurt Shqipëria në protestë kombëtare, Rama të largohet

Kryetari iPD Sali Berisha deklaroi pas mbledhjes së kryesisë së PD se me 11 shkurt Shqipëria do të jetënë protestë kombëtare.

“U diskutua gjerësisht mbi situatën kritike në të cilën po kalon Shqipëria, situatë e pashembullt në ndonjë vend. Çdo shqiptar u njoh me dokumente autentike ndërkombëtare, me angazhimin e Edi Ramës në procesin e asgjësimit të pluralizmit dhe opozitës në Shqipëri.
Kryesia e PD-së mendon se sot është jetike, është vendimtare largimi i këtij armiku të egër të opozitës shqiptare nga pushteti.

Largimi sa më shpejt i Edi Ramës, i cili prej së paku 6 vitesh ka angazhuar shuma përrallore, ka angazhuar policira sekrete, ka angazhuar dhe korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI-së. Ka marrë peng ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ka bërë gjithçka për asgjësimin politik të Sali Berishës, me qëllimin e vetëm, shkatërrimin e opozitës së vërtetë në Shqipëri.
Koha është në flasë opozita. Të flasë gjer në largimin e kësaj kalbësire, nga pushteti. Gjer në largimin e këtij turpi, njeriu që ska asnjë parim, normal, moral, nder, dinjitet që nuk ka asnjë kufi në poshtërsitë e tij për të qëndruar vetë në pushtet, pavarësisht se çfarë i shkakton demokracisë dhe vendit të vet.
Me datën 11 Shkurt, Shqipëria marshon drejt Tiranës, Tirana vërshon në rrugët e saj”,tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …

Leave a Reply