Kandidati i PD për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi thotë se ka marrë këto ditë dhjetra denoncime dhe shqetësime nga prindërit në të gjithë shkollat e Elbasanit. Ai shkruan në një postim në Facebook se, mungesa e higjenës, lagështira dhe acari po i tmerrojnë fëmijët dhe po i pengojnë të shkojnë në shkollë.
Postimi i plotë
Kam marrë këto ditë dhjetra denoncime dhe shqetësime nga prindërit në të gjithë shkollat e Elbasanit!
Mungesa e higjenës, lagështira dhe acari po i tmerrojnë fëmijët dhe po i pengojnë të shkojnë në shkollë.
Shihni pamjet dramatike të tualeteve në një prej shkollave elitë në Elbasan, “Naim Frashëri”.
Është e paimagjinueshme se si mund të lihen në gjendje të tillë, jashtë çdo kushti higjeno-sanitar.
Ku është Bashkia?
Ku është Ministria e Arsimit?
16 vjet janë shumë, për të pritur nga këta të punojnë!