I riu francez, Miguel Mendes, u gjet i vdekur sot rreth orës 05:15 në shezlongët e plazhit, pranë një lokali. Sipas policisë gjatë një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga Vata, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.
Kush është Sokrat Vata?
Në një artikull të publikuar në BBC në 1 tetor 2024, raportohet se Vata ishte dënuar me pesë vite burg nga Gjykata e Kurorës në Cambridge pasi refuzoi ti ndalonte kontrollit të policisë dhe gjatë ndjekjes në Cambridge dhe Kent, të Britanisë së Madhe përmbysi makinën.
Më 13 prill, ai u ndoq nga policia dhe përmbysi një automjet me targa të klonuara në autostradën A20, në East Malling. Edhe pse nuk u arrestua në atë moment, policia gjeti në automjet disa çanta me kokainë si dhe targa të tjera.
Më 30 prill, Vata u vu sërish në ndjekje nga policia pasi ishte raportuar se në Cambridge po qarkullonte një Toyota RAV4 gri e vjedhur. Automjeti u pikas në Catherine Street dhe, kur oficerët iu afruan për ta ndaluar, ai hipi mbi trotuar dhe u largua me shpejtësi.
Më 25 shtator, Gjykata e Kurorës në Cambridge e dënoi Vatën me pesë vite burg. Ai kishte pranuar më herët fajësinë për dy akuza të posedimit të drogërave të klasës A me qëllim shpërndarjen, dy akuza për drejtim të rrezikshëm, posedim kanabisi dhe drejtim mjeti nën ndikimin e drogës.
Problemi i vërtetë
Rasti i vrasjes së 20 vjeçarit francez tregon se problem madhor i shoqërisë tonë janë të droguarit që ka prodhuar një regjim kokaine. Pjesa më e madhe e krimeve në këtë vend ose kryhen nga të droguar ose për trafikun e drogës.
Eshtë vetë qeveria që i prodhon këto krime duke inkurajuar trafikun e drogës dhe futjen e parave të pista të këtij trafiku në ekonomi përmes industrisë së ndërtimit. Pra, Rama e ka adresuar të gjithë ekonominë drejt trafikut dhe krimit dhe vrasja e 20 vjecarit francez është pasojë e këtij binomi të qeverisë me narko-trafikun.
Gazeta RD