Spahia: Në 11 shkurt Shkodra dhe Shqipëria do të jenë në shesh!

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës thotë se, në 11 shkurt Shkodra dhe Shqipëria do të jenë në shesh! Spahia u shpreh gjatë një takimi me anëtarët e kryesisë së PD Shkodër se, arsyet për të protestuar janë të shumta dhe kush më shumë se Shkodra i ka vuajtur pasojat e nëpërkëmbjes dhe keqqeverisjes.

“Arsyet për të protestuar janë të shumta dhe kush më shumë se Shkodra i ka vuajtur pasojat e nëpërkëmbjes dhe keqqeverisjes. Me anëtarët e kryesisë së PD Shkodër diskutuam detajet e fundit të organizimit, ndërsa shpreh falenderimet e përzemërta për qytetarët e Shkodrës që masivisht po i përgjigjen ftesës tonë.

“Faktet dolën-DORËHEQJA është detyrim”. Të mos lejojmë asgjesimin e opozitës, të mbrojmë votën e lirë dhe pluralizmin politik.

E ardhmja jote dhe e familjes tënde është mbi çdo gjë!”, tha Spahia.

About Redaksia

Check Also

Berisha-Diasporës: Ju jeni zëri më i fuqishëm, shpresa më e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka shprehur vlerësimin e tij të pakufijshëm për shqiptarët e …

Leave a Reply