Spahia: Në 11 shkurt Shkodra dhe Shqipëria do të jenë në shesh!

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës thotë se, në 11 shkurt Shkodra dhe Shqipëria do të jenë në shesh! Spahia u shpreh gjatë një takimi me anëtarët e kryesisë së PD Shkodër se, arsyet për të protestuar janë të shumta dhe kush më shumë se Shkodra i ka vuajtur pasojat e nëpërkëmbjes dhe keqqeverisjes.

“Arsyet për të protestuar janë të shumta dhe kush më shumë se Shkodra i ka vuajtur pasojat e nëpërkëmbjes dhe keqqeverisjes. Me anëtarët e kryesisë së PD Shkodër diskutuam detajet e fundit të organizimit, ndërsa shpreh falenderimet e përzemërta për qytetarët e Shkodrës që masivisht po i përgjigjen ftesës tonë.

“Faktet dolën-DORËHEQJA është detyrim”. Të mos lejojmë asgjesimin e opozitës, të mbrojmë votën e lirë dhe pluralizmin politik.

E ardhmja jote dhe e familjes tënde është mbi çdo gjë!”, tha Spahia.

About Redaksia

Check Also

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit/ Berisha: S’do pranojmë kurrë delegimin e interpelancave nga kryeministri!

Kryetari i PD, Sali Berisha në komentin e tij për ndryshimet mbi Rregulloren e Kuvendit …

Leave a Reply