Shqipëria po marshon drejt Tiranës! Berisha: Rroftë revolucioni demokratik!

Kryetari i PD, Sali Berisha, e ka cilësuar protestën që mbahet sot në Tiranë nga opozita si “revolucion demokratik” dhe ka shprehur besimin e plotë për një mbështetje të gjërë popullore. Në mesazhin e dhënë para pak minutash në profilin e tij në Fb, Berisha shkruan: “Shqipëria po marshon drejt Tiranës! Tirana vërshon sot në rrugët dhe sheshet e saj! Rroftë Revolucioni Demokratik!”

Opozita e organizon protestën me moton “Shqipërisë i dalim zot”. Ajo do të mbahet në sheshin përpara Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orën 12:00.

Më herët, kreu i opozitës publikoi në Facebook edhe një videomesazh me shënimin “Uragani po vjen”.

About Redaksia

Check Also

OSBE/ODIHR ka rrëzuar legjitimitetin e 11 majit, Rama përpjekje për të ndryshuar raportin

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se ndërkombëtarët janë të informuar për raportin paraprak të …

Leave a Reply