Noka: “Sulltani” i Surrelit vazhdon të ndërrojë rrugë sa herë ka seancë plenare!

Nga Flamur NOKA

Sulltani i Surrelit vazhdon të ndërrojë rrugë sa herë ka seancë plenare. Sot një justifikim, nesër një tjetër.

Skllevërit e tij në parlament kishin marrë porosi nga skllavopronari, që rendi i ditës të evitonte diskutimet për çështjen Rama-McGonigal. Kryetarja e Kuvendit vendos si zyshë se kush do të ngrihet në mësim e çfarë do të flasë.

Ne jemi deputetë të zgjedhur nga shqiptarët për të përfaqësuar interesin publik e jo për të parë shfaqje viktimizimi sa herë Edi Rama nga halli fshihet pas fustanit të zonjave. Një kryeministër, një burrë zotëri nuk kërkon alibi për të munguar në seancë plenare sa herë i duhet të përballet me opozitën.

Parlamentari i vërtetë sot ishte jashtë godinës.

Aty janë zgjedhësit. Aty duhet llogaridhënia.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i fortë i Papa Leone: Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin e padrejtë të urisë si armë lufte

Mesazhi i fortë i Papa Lone XIV në rrjetet sociale Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin …

Leave a Reply