Skandali i gjobave “Rama”, Washington Examiner: Dy biznesmenë i paguan McGonigal 27 milionë USD

Shtypi amerikan “Washington examiner” thotë se dy nga biznesmenët më të mëdhenj në Shqipëri kanë paguar shuma të majme tek Mc.Gonigal. Të dy bashkëkanë deri 27 milionë dollarë tek gjobëvenësi i Ramës, McGonigal.

Gazetari Milaim Zeka, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka zbuluar edhe emrat e dy politikanëve të Kosovës, që ka takuar ish-zyrtari i FBI-së, i arrestuar, Charles McGonigal së bashku me Agron Nezaj.

Zenka është shprehur në SYRI TV, se këta persona kanë mashtruar ish-drejtues të UÇK-së dhe politikanë të ndryshëm, duke iu marrë miliona euro.‘Boshti i krejt këtij skandali që do të vazhdojë për të dalë në sipërfaqe dhe që ka qenë për disa vite, është loja me disa nga komandantët më të famshëm të UÇK-së, njerëz të hirearkisë më të lartë të Kosovës, biznesmenë të famshëm në Kosovë dhe Shqipëri, që ky grup u ka marrë miliona euro.

Janë Bexhet Pacolli dhe Ramush Haradinajt, dy politikanët që ka takuar Agron Nezaj. Por Agron Nezaj ka pasur lidhje shumë të ngushta me ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitakun, e ka njohur dhe takuar disa herë ish-ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili kur e kam pyetur se, nga e njeh Agron Nezajn, thotë se e kam njohur nëpërmjet ambasadores Çitaku.

Këta njerëz duke abuzuar dhe duke folur në emrin Jack Smith, u ka marrë njerëzve miliona euro, gjoja se mund të ua heqin akt-akuzat. Unë po them një emër, se sot më pyeti njëri se kush e njeh Haxhi Shalën. Haxhi Shala është deputet i parlamentit të Kosovës, njeriu që ka qenë mbi dy mandate deputet, njihet ‘Komandant Topi’, personalitet shumë i njohur, ai e dëshmon se një miku të tij, pjesëtar i partisë së Haradinajt, ky grup i ka kërkuar 1 mln euro për të ja tërheq aktakuzën.

Burimi im kryesor është njeriu në Bruksel i paraqitur me emrin ‘Florian’ dhe është paraqitur si agjent i CIA-s. Agron Nezaj është prezantuar edhe tek unë, e kam takuar dy herë, si agjent i FBI-së. Unë kur i kam dhënë informacionin një politikani të njohur në Kosovë dhe i thashë se ishte supermashtrues, dhe ai tha jo, e ke gabim.

Ai tha se valixhen e Agron Nezajt nuk guxon askush në aeroport të Shqipërisë dhe të Kosovës, ta hape. Këta kishin falsifikuar kartat e CIA-s se SHBA, dhe ky kishte paraqitur dokumentet e FBI-së, ai ‘Floriani’, që është nga Drenica që është Faik Imeri, dhe ju thoshte njerëzve që ka marrë pjesë në vrasjen e Osama Bin Laden dhe arrestimin e Millosheviç’, tha Milaim Zeka në ‘Çim Peka LIVE’ .

Zeka tha se në Kosovë i është vendosr gjobë 10 milionë euero në em%r të FBI nga Neza që të mosfutet në listën e zezë të SHBA. “Këto gjoba në emër të FBI i janë vendosur edhe biznesmenëve në Tiranë duke i kërcënuar se nëse nuk paguajnë do të futen në listëne zezë të SHBA”, tha Zeka.

About Redaksia

Check Also

Trump nis shpalljen “non grata” të kukullave të Soros, kush e ka radhën pas ish-presidentes së Argjentinës?

Shtetet e Bashkuara shpallën sot Non-Grata ish-presidenten e Argjentinës Cristina Fernández de Kirchner. Në vitin …

Leave a Reply