Arrestohen dy policët malazezë që dhunuan ish-këshilltarin e Presidentit

Dy efektivët e policisë malazeze të cilët dhunuan ish-këshiltarin e Presidentit Meta, Petraq Milo, janë vënë në pranga ditën e sotme.

Mediat malazeze bëjnë me dije se dy policët të cilët shfaqen edhe me video duke dhunuar në pikën kufitare Sukubinë – Muriqan pedagogun dhe politikanin e njohur shqiptar, janë tashmë në pranga.

Ngjarja e rëndë ndodhi me 15 janar, ndërsa një ditë më parë në rrjetet sociale janë publikuar pamje të reja që dokumentojnë dhunën ndaj tij.

About Redaksia

Check Also

Policët i kanë thirrur nga rrethet dhe i kanë lënë dy ditë pa ushqim

Policia është dorëzzuar ditën e dytë të protestave masive të studentëve duke mos pasur fuqi …

Leave a Reply