Kandidati i Bamkës: Vetëm unë përfaqësoj PD-në

Kandidati i FRD që është marrë borxh nga Basha thotë se, vetëm ai përfaqëson PD-në.

Ndërkohë Sefa në një deklaratë për mediat është shprehur se ndihet i vlerësuar, ndërsa ka shtuar se PD nuk ka kandidat tjetër përveç atij.

Indrit Sefa: Në lidhje me kandidimin është një proces që ka filluar që në vitin 2020. Ka qenë propozimi i gjithë anëtarësisë. Pasi u bë dhe faza e fundit e votimit të anëtarësisë u vendos në mënyrë unanime që propozimi që do i dërgohet PDSH për kandidat për kryetar bashkie për PD do të jetë emri im . Ndihem shumë i vlerësuar, është një sfidë e madhe për mua. Do ja dalim, jemi të bindur. Qytetarët lushnjarë kërkojnë një ndryshim, kërkojnë një përfaqësim dinjitoze. Ne do i ofrojmë atyre një alternative të shkëlqyer drejtimi.

PD ka vetëm një kandidat. PD ka kandidatin e propozuar sot nga mbledhja e Kryesisë. Pastaj të gjithë kanë të drejtën për të propozuar kandidatët. Sfida jonë është me qytetarët.

Indrit Sefa
Lulzim Basha
Partia Demokratike e Shqipërisë

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply