Berisha: Pse Yuri Kim mbështeti Lulzim Bashën e akuzuar për financime ruse?

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp tha, pse Yuri Kim mbështeti Lulzim Bashën e akuzuar për financime ruse? Ai tha , çfarë interesash mbronte zonja me mbështetjen e Lulzim Bashës për kryetar të PD?
“Kam një pyetje për zonjën Yuri Kim: A mund t’u shpjegosh shqiptarëve, në emër të kujt bëre gjithçka për të mbështetur, pas akuzave të qarta të qeverisë tënde, zyrtare, për financime ruse të Lulzim Bashës, bëre gjithçka për të mbështetur qëndrimin e tij në krye të PD.
A ka lidhje kjo përpjekje e juaj me përpjekjen e McGonigal, që njëra kompani ruse të mos fitojë licencën, por të fitojë kompania tjetër, po e Gazpromit.
Çfarë interesash mbronte zonja me mbështetjen e Lulzim Bashës për kryetar të PD?
Unë e ftoj Inspektorin e Përgjithshëm të hetojë qëndrimet e saj, të cilat nuk besoj kurrë se ligjet dhe se qeveria amerikane, mund të mbështeste siç mbështeti kjo me fanatizëm dhe verbëri për kryetar opozite një njeri, që raportet e inteligjencës e akuzonin për financim rus.
A duhet t’u kërkojë ajo ndjesë shqiptarëve?
Çfarë i konsideron shqiptarët zonja? Është mirë të flasë, ka stërfolur në të shkallë saqë krenohej se shpallej guvernatore, kurse tani hesht si fija e barit. E vërteta është se me heshtjen e saj flet më shumë se çdo deklaratë”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha-Diasporës: Ju jeni zëri më i fuqishëm, shpresa më e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka shprehur vlerësimin e tij të pakufijshëm për shqiptarët e …

Leave a Reply