Votimi për kandidatin e PD, votim për rikthimin e vlerave të bashkisë dhe qytetarëve

Nga Bujar LESKAJ

Në 25.02.2023, në këmbët e Monumentit të Drashovicës, në një takim me anëtarë, simpatizantë e banorë të fshatrave të zonës prezantuam kandidatin e Partisë Demokratike për kryetar të Bashkisë së Selenicës, z. Leonard Rakipaj.

Në takim merrinin pjesë gjithashtu drejtues e ish- drejtues të strukturave të Partisë Demokratike, Kryetari i PD Dega Selenicë z. Guri Leskaj, ish- kryebashkiaku z. Gëzim Zilja, kandidati për bashkinë e Vlorës, z. Hysni Sharra, etj.

Theksova se kandidati i PD për bashkinë e Selenicës është një djalë i mirë i zonës, punëtor, mik, shok e fisnik i mirë, demokrat i vërtetë e i përkushtuar, i zgjedhur nga demokratët nëpërmjet Primareve.

Votimi për kandidatin e PD është votim për rikthimin e vlerave dhe të bashkisë qytetarëve, ndaj kërkova mbështetjen e të gjithë banorëve.

Gjatë fjalës së tij z. Leonard Rakipaj falenderoi demokratët për besimin dhe përgjegjësinë e madhe që i dhanë duke e votuar si kandidat për kryebashkiak.

Ai ka thënë se për të drejtuar Bashkinë e Selenicës mjafton të dish pikat problemore të zonës, të kësaj zone, e cila ka mbetur e harruar dhe e braktisur. Kjo zonë ka njerëz të ndershëm e punëtorë, të cilët kërkojnë infrastrukturë bashkëkohore, rrugë, ujë, mbështetje në zhvillimin e bujqësisë e blegtorisë, asistencë…

Kandidati i PD theksoi se me zgjedhjen e tij në krye të Bashkisë së Selenicës do të punojë, që të gjitha problemet e njësive administrative të zonës të marrin zgjidhje dhe se bashkia e re demokrate e dalë nga zgjedhjet e 14 majit do t’i rikthehet punës në shërbim të banorëve.

Në këto zgjedhje, demokratët dhe banorët e Selenicës dhe njësive administrative të Lumit të Vlorës do i rikthejnë bashkinë qytetarëve, do i rikthejnë pushtetin vendor qytetarëve dhe interesave të tyre!

Së bashku për fitoren!

default

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply