PD publikon spotin e 3 marsit, aktorja e njohur personifikon “Nënën Shqipëri”

Spoti zyrtar i Partisë Demokratike pë protestën e 3 marsit është një inskenim artistik i thirrjes së “Nënës Shqipëri” për bijtë e saj.Aktorja Rajmonda Bulku interpeton ‘rolin kryesor’ në këtë spot duke risjellë jehonën e Nënës Shqipëri që në raste nevojash historike u bën thirrje bijve e bijave të saj t’i dalin zot vetes dhe vendit.

E frymëzuar nga ligjërimet kombëtare të tipit ‘mbahu nëno mos kij frikë!’, thirrja e spotit të PD vjen në krahun e kundërt: është “Nëna Shqipëri” që u kërkon bijve të vet të ngrihen kundër frikës dhe pushtetit abuziv.

Slogani kryesor i Partisë Demokratike është “Shqipërisë-t’i dalim zot’ dhe spoti i 3 marsit ndjek të njëjtën linjë duke folur për shpopullimin, varfërinë dhe qeverisjen e papërgjegjshme.
Protesta e 3 marsit do të zhvillojhet në ora 12.00 para Kryeministrisë.

About Redaksia

Check Also

Një portret psikologjik dhe politik për Edi Ramën

Nga Ndriçim KULLA Edi Rama është, pa dyshim, një prurje e pazakontë në politikën shqiptare, …

Leave a Reply