Skandal! Kryebashkiaku socialist, 200 milionë lekë për pajisje zyrash dhe fotokopje!

Kandidati i PD për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka denoncuar një tjetër skandal të kryebashkiakut socialist. Boçi shkruan në një postim në Facebook se, Bashkia Elbasan është qyteti i tretë më i varfër i Shqipërisë, por shpenzon 200 milionë lekë për pajisje zyrash dhe fotokopje!

Reagimi i Boçit

Bashkia Elbasan, qyteti i tretë më i varfër i Shqipërisë, shpenzon 200 milionë lekë për pajisje zyrash dhe fotokopje!

Jam i skandalizuar, jam i tronditur nga papërgjegjshmëria dhe niveli i abuzimit në çdo qelizë të pushtetit vendor në Elbasan.

Në një kohë që tregjet e qytetit nuk kanë blerës, kur papunësia flet me shifra alarmante dhe të rinjtë duan vetëm të largohen, Bashkia Elbasan djeg për lekë xhepi 200 milionë lekë!

Për çfarë? Për të blerë pajisje zyre, për kompjutera, printera, fotokopje dhe letra me ngjyra! Abuzimi duhet të marr fund!

#Ndryshojmënë14maj

#Rikthejmëqytetinnënormalitet

About Redaksia

Check Also

Nga 72 mandate arresti të Dumanit janë burgosur 6 persona sepse ky pazarexhi zbaton urdhrat e Edi Ramës

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka denoncuar në fjalën e tij para mbështetësve në tubimin …

Leave a Reply