Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Rama mashtroi, gjykata amerikane nuk gënjen kurrë! Berisha tha se, Duçka është njeriu që organizonte sponsorizimin prej qindra e mijëra dollarësh të ekspozitës së Ramës në Hong Kong.
“Edi Rama ka kryer së pari krimin e shëmtuar të rekrutimit me korrupsion të kryeagjentit. Më 9 shtator është takuar me McGonigal në zyrë. Kush ia solli? Duçka juaj. Gënjen ai.
Po çfarë është Duçka? Ai është njeriu që Rama e ka pajisur me pasaportë diplomatike, është zëvendësministri i Ramës që shkruante artikuj kundër gjykimit të Hagës për detin e Kinës Jugore, Duçka është njeriu që organizonte sponsorizimin prej qindra e mijëra dollarësh të ekspozitës së Ramës në Hong Kong.
Duçka është njeriu që solli McGonigal.
A ishte agjent rus McGonigal, këtë e ndan drejtësia e vendit të tij. Por ai ishte tradhtar i vendit të tij.
Edi Rama u miqësua aq shumë me të, sa kishte sekretin më të madh miqësinë me të, nuk e ndante as me shefin e shërbimeve, as me drejtorin e policisë, e ndante me Damianin, edhe me këto këtu…
Nuk është e vërtetë, thotë Edi Rama se nga zyra e kryeministrit u bë porosia për të hetuar lobimin e opozitës. Gjykata amerikane nuk gënjen. Ata disponojnë çdo gjë.
Prandaj kryetari juaj është kufomë e pakallur politike.
Të blejë sa të dojë deklarata, të ardhme nuk ka.
Ne do e heqim atë, komisionin do e krijojmë. Komisioni është detyrim kushtetues.
A e dini ju sa biznesmenë janë gjobitur? E ka denoncuar Ylli Ndroqi publikisht, e kanë kërcënuar më pas Duçkat e tij.
Së fundmi, foli këto për shenjtorin Lou Bladel. Bladel e solli te Edi Rama, McGonigal.
Sokol Balla shkruante për Bladel se po kryeson grupin e investigimit të dosjeve të opozitës. Ja, pra si e përdori Ernst and Young për të mashtruar për opozitën.
Tani është koha e opozitës, opozita do transparencë. Asgjë nuk mund të na pengojë ne”, u shpreh Berisha.