Korreshi: Kryeministri na tregoi se ka filluar punë te komunalja

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka ironizuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Kuvend për çështjen “McGonigal”. Nga foltorja e Parlamentit, Korreshi deklaroi se Rama duhej të kishte dhënë shpjegime sot për rolin e tij me McGonigal, nëse ishte bashkëpunëtor i tij apo ndërmjetësues për punët e ish-agjentit të FBI-së.

“Edhe pse s’jemi mirë në matematikë, ne me metafora do flasim. Këtu rregullat janë vetëm për një palë. Sot më në fund, pasi e nxiu në Dubai, pasi i kishte mbaruar boja e zhgarravinave në pallatet e Tiranës, pasi mbaroi duelin me samurajin në Japoni, i madhi erdhi. Shqiptarët që ai të vinte dhe të sillej dhe të tregonte se ai ishte porositësi. Me lekët që i kanë dhënë një spiuni të FBI-së, ata kanë dashur të minojnë opozitën, ky është fakt.

Ne pritëm të na tregonte nëse ka qenë bashkëpunëtor. Mund të ketë qenë dhe ndërmjetësues. Por akoma nuk e dimë si do ja vëmë emrin. Porositës, bashkëpunëtor apo ndërmjetësues. Sepse vijon në Amerikë, edhe pse falë o Zot për Skënderbeun tonë ka një konventë Viene që ai po e shtrëngon e po mbrohet, se përndryshe do kishte ikur për dhjam qeni. Asnjë nga këto nuk bëri sot por erdhi dhe tregoi se kishte filluar punëtor tek komunalja. U tregoi shqiptarëve për ujëra të zeza. Harroi se është bërë purifikator i heroinës dhe kokainës. Harroi se është bërë purifikator i hashashit që nuk ka lënë cep të Shqipërisë pa u mbushur.

Ka çuar në derexhe të fundit çdo hallkë të këtij shteti. Pasi i kapi të gjitha, i ka çuar në fund. Shkatërroi Shqipërinë, përzuri shqiptarët pas anëtarësimit tonë të famshëm në BE. Si tha ai shoku sot, çfarë bëra unë? I çova letrat dhe informova. Meqë këtu kolegët tanë folën me fjalë të urta popullore, gjyshja ime do kishte thënë “sytë e tu që të dalin”. Nuk është takuar në rrugë zyrtare. Të paktën duhej të ishte tërhequr për shkak të arsyes morale.

Kjo nuk është e mundur nëse pretendon se këtu ka shtet demokratik. Nëse vazhdojmë të flasësh si Putini, ke të drejtë të merresh dhe me ne. Ne po flasim për McGonigal, për atë që po zien sot në Shqipëri. Për atë që ka minuar demokracinë, Ku ke shkatërruar gjithçka, mbolle injorancë dhe zi. Ke shtuar krimin e organizuar dhe ke shtuar vrasjet në çdo cep të Shqipërisë. Kjo është bërë sot, ndaj duhej të dilje t’i thoje shqiptarëve. Të dëgjoje ato që kishin për të thënë deputetët. Ato 750 mijë vota që të kanë votuar kundër. Të kishe folur për maskarallëkun dhe fukarallëkun. Me gjithë çka ke kurdisur këto 10 vite”, u shpreh Korreshi.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply