Berisha: Rama mohoi ato për të cilat akuzohet rëndë, iku si një kufomë politike!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama duhej të jepte sot dorëheqjen në mocioni me diskutime për çështjen McGonigal. Ai shtoi se Rama ka përdorur ish-zyrtarin e FBI për të goditur opozitën.

“Sot PD kishte një qëllim, të bënte transparencën e plotë të një skandali që po pranohet universalisht si Watergate i shek. 21. Në rrafsh me opozitën, një nga aktet më të papërgjegjshme ndaj partnerit kryesor SHBA nga kryeministri i një vendi që ka detyrime pa fund ndaj SHBA.

Krimet që në këtë skandal ka kryer Rama me aktet e tij të korruptimit dhe kërcënimit të sigurisë së SHA dhe botës, krimin antikushtetues, përpjekja për të shkatërruar opozitën përmes McGonigal dhe funksionimit të një rrjeti mafioz për të gjobitur biznesmenët shqiptar me Nezën, Duçkën dhe McGonigal

Ne kemi bërë publike sistematikisht fakte, ritheksuam përdorjen e ministrave, bashkëpunimin e ngushtë të grup mafioz Rama-Balla-McGonigal dhe ministra të tjerë. Rama mohoi ato për të cilat akuzohet rëndë duke vënë në dyshim drejtësinë amerikane. Apologjia e kateve të tij më të renda. Prisnim që të kërkonte faljen dhe të jepte dorëheqjen.

Çdo zyrtar përballë një skandali të tillë ka vetëm një rrugë, dorëheqjen, përveç atij që është i aftë të marrë çdo veprim për hir të pushtetit, Rama foli dhe iku si një kufomë politike”, tha Berisha në emisionin “Opinion”.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Garantoj çdo prind se do të paguhet për çdo fëmijë në mënyrë që të mos u mungojë më asnjë vakt

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka premtuar se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, …

Leave a Reply