Sondazhi i “Terra World”: Berisha lideri më i preferuar i shqiptarëve për vitin 2023

Kompania e njohur e sondazheve “Terra World” ka publikuar të dhënat e fundit në raport me dy rivalët politikë në zgjedhjet e 14 majit në Shqipëri, kryetarin e PD Sali Berisha dhe kryeministrin Edi Rama, ku ky i fundit duket se ka një rënie pikiatë në raport me kreun e demokratëve.

Sipas sondazhit të fundit, 62.81% e shqiptarëve kanë ‘Mendim Negativ’ për kryeministrin Edi Rama gjatë periudhës ‘shkurt-mars 2023’ dhe vetëm 37.19% kanë ‘Mendim Pozitiv’.

Ndërkohë për kryetarin e PD, Sali Berisha, po për të njëjtën periudhë kohore, vetëm 35.56% e shqiptarëve kanë ‘Mendim Negativ’ dhe 64.44% kanë ‘Mendim Pozitiv’.

About Redaksia

Check Also

Nënkryetari i PD për ‘Newsweek’/ Trump ka të drejtë për NATO-n, Shqipëria duhet të bëjë detyrën e saj

Nga Nikola Kedhi për Newsweek Shqipëria e ka retorikën si të ishte aleati më besnik …

Leave a Reply