Meta: Të gjithë opozitarët janë bashkë! Kandidatët e Primareve, të mrekullueshëm!

Pas përfundimit të takimit me kryetarin e PD-së Sali Berisha në selinë blu, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta theksoi se opozita është e bashkuar për ndryshim në zgjedhjet e 14 majit.

Meta u shpreh optimist sa i takon rezultateve në 14 maj për Këshillat Bashkiakë, duke shtuar se ato do të jenë shumica e opozitës.

Meta: Të gjithë opozitarët janë bashkë për ndryshim! Kandidatet e Primareve janë të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm. E kam thënë dhe më parë, nga Tropoja deri në Sarandë, i konsiderojmë kandidatë dhe të Partisë së Lirisë. Shumica dërrmuese e Këshillave Bashkiakë do jetë e opozitës së bashkuar.

About Redaksia

Check Also

“Zjarri në Elbasan i qëllimshëm”/ Gazetari: Duan të fshehin 150 milion euro…

Gazetari, Enton Abilekaj, ka deklaruar se zjarri në Elbasan në një fushën e mbetjeve është …

Leave a Reply