Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Të gjitha përpjekjet e Ramës dhe McGonigalit me fustan do dështojnë me turp. Ai tha se, PD shkon në këto zgjedhje si një forcë më e lirë në historinë e saj.
“Unë garantoj qytetarët shqiptarë se të gjitha përpjekjet e Edi Ramës, dhe në këtë rast të McGonigalit me fustan, që janë evidente, i ka pranuar vetë, ndërhyrje në gjykatë, do kenë si fund dështimin e turpshëm.
PD është parti që ka një kauzë të drejtë, një kauzë që është njëkohësisht kauza e mbarë shqiptarëve, që duan një Shqipëri demokratike.
PD shkon në këto zgjedhje si një forcë më e lirë në historinë e saj. Për herë të parë ajo shkon me kandidatura të dala me votën e anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, pra kandidaturat të lirisë.
Këto janë arsyet e këtij starti entuziast, që do shndërrohet në cunam për të arkivuar monizmin e Edi Ramës dhe shërbimet ndaj tij të Lulzim Bravës dhe Alibashës”, tha Berisha.