Berisha: Brava dhe Alibasha janë dy pengje me të cilët nuk mund të ketë asnjë lloj negociate

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Brava dhe Alibasha janë dy pengje me të cilët nuk mund të ketë asnjë lloj negociate.

“Alibasha është një peng i Ramës dhe duhet ta ketë të qartë çdo njeri që me pengjet nuk negociohet kurrë.

Po të jetë për të negociuar, logjika thotë se duhet negociuar me pengmarrësin, por kjo nuk do ndodhë kurrë ndonjëherë.

Ata që mendojnë se me vulën e plaçkitur të Edi Ramës, mund të bëjnë Pazar me ne, dëshmojnë turpin e tyre.

Ndaj Brava dhe Alibasha janë dy pengje me të cilët nuk mund të ketë asnjë lloj negociate”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Proteste e madhe para Parlamentit nis në orën 10.00

Protesta e 109 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama u shoqërua me thirrjet “Arrestoni Ramën”, …

Leave a Reply