Berisha: Guvernatorja Yuri Kim e ka detyrim të flasë për skandalin McGonigal

Kryetari i PD, tha gjatë konferencës për shtyp se, Guvernatorja Yuri Kim e ka detyrim të flasë për skandalin McGonigal. Ai tha se, ky është një superskandal, ky është një Uotergejt i shekullit të 21-të me përmasa shumë të mëdha.
“Në 90 përqind të garave elektorale, demokratët kanë shkuar në zgjedhje me logo koalicioni. Kjo është e vërteta.
Ajo që thoni ju, nuk ka sot demokratë të vërtetë, nuk ka sot qytetarë shqiptarë që nuk dënon me neveri të madhe, aktin e shëmtuar të Edi Ramës, i cili mendoi se do të caktojë vetë drejtuesit e opozitës me ndihmën e guvernatores Yuri Kim, që ka 6 javë që nuk u thotë shqiptarëve një fjalë të vetme për aferën Rama-McGonigal.
A ka një detyrim zonja t’u thotë dy fjalë shqiptarëve për këto, e cila ka folur për çdo gjë, edhe për hënën, qiellin, diellin, për mbjelljen, korrjet. Ky është një superskandal. Ky është një Uotergejt i shekullit të 21-të me përmasa shumë të mëdha.
A i patë ju, të ulur, Damian Gjiknuri, a e dini ju se Gjiknuri ka qenë shoqëruesi më kryesor i McGonigal në Shqipëri? A e dini ju se Gjiknuri me Ballën, pasi kanë rrjepë me gjoba në Tiranë, kanë nisur të vjelin gjoba edhe në Elbasan? A e dini që dërgoi në Tropojë për të marrë titullin e Qytetarit të Nderit një tradhtar amerikan?
Ndaj e ftoj zonjën të bëjë një transparencë të plotë, të dënojë këtë veprimtari të kësaj qeveri, të paktën në termat e asaj që gjykata e SHBA i ka nxjerrë. Nuk e bën dot, unë e kuptoj sepse është vetë pjesë e problemit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply