Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar ankimimin e Lëvizjes Bashkë për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vendimi është marrë me shumicë votash. Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, palët paraqitën argumentet e tyre, por KAS vendosi të rrëzojë ankimimin. Kujtojmë se më herët, KAS nuk pranoi ankimimet e Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt për regjistrimin në zgjedhje, ndërsa sot Ilirjan Celibashi do të vendosë nëse PD e grupimit të Alibeajt do të jetë subjekt zgjedhor më 14 maj.
Check Also
Përgjimet e Ron Yeffet dhe përplasja e Ramës me amerikanët/ E Ngarkuara me Punë e SHBA dhe Balluku
Gazetari Artan Hoxha ka akuzuar ish-zëvendës kryeminisren dhe ish-ministren e Energjisë Belinda Balluku për ndërhyje …
Gazeta RD