Mjashtrat e fasadë-mashtrimit

Xhuljo MARAJ

Mjeshtrat e Fasadave, që nuk njohin turp, e kanë ngrënë me bukë, shkojnë dhe “nderojnë”, turpërojnë edhe luftëtarët e çlirimit, po edhe me gjakun e tyre bëjnë fasadë, sikur dëshmorët ranë për këtë Atdheun e sotëm, që kanë përdhosur edhe gjakun e tyre, kanë shëmtuar, shpopulluar e varfëruar atdheun, për të cilin u flijuan dëshmorët!
Ky është abuzimi më pervers, edhe me të rënët!
Edhe pse prej 10 vitesh në pushtet, “kujtohen” për të “nderuar” turpëruar të rënët, u çojnë buqeta me lule te lapidari i të rënëve, duke shemtuar e u nxirrë buzën të gjallëve edhe në fshatit Bashaj.
Në prag të fushatës, kujtohen, u “dhëmb shpirti” shkojnë për të “nderuar” Luftëtarët e çlirimit, kur në këtë fshat nuk ka njohur asnjë investim prej tyre, rruga e shkatërruar, fshati i braktisur!
Në prag të çdo fushte, ngrihet droni dhe zbret ndonjë inxhinier, duke shpalosur fasadën e radhës, për të nisur rruga, gati gërshëra në dorë; për të prerë shiritin, e cila si gjithë rrugët e Shqipërisë, kanë mbetur rrugëve nga udhëhumbësit!
Edhe kjo rrugë nuk ka nisur kurrë dhe kurrë s’ka për të nisur nga pushteti i mashtrimit.
Me çfarë surrati shkuan dhe u krekosën, këto ditë dhe me çfarë surrati dolën edhe përpara banorëvë të fshatit, si pulat e lagura, e kanë në gen mashtrimin?!
Por edhe banorët e kësaj krahine të; Bashaj, Matogjin, Ramicës, Velçës etj, nuk ju besojnë më, pas kaq vitesh “premtimesh”- mashtrimesh të pa fund!
Më 14 Maj edhe zgjedhësit e asaj krahinë do të bëjënë zgjedhjen e duhur dhe zgjidhjen e munguar, duke zgjedhur përfaqsuesin e merituar, për të kthyer edhe dinjitetin e tyre dhe të gjithë shqiptarëve, shërbimin e merituar dhe të munguar, të përdhosur deri më tani nga pushteti i mashtrim-abuzimit

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply