Tre gjyqtarët u kërcënuan me jetë para vendimit për PD

Tre gjyqtarët që i dhanë vulën grupit të Enkelejd Alibeajt, janë kërcënuar me jetë. Këtë pretendim e ka ngritur mbrëmë sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Ai tha në emisionin e Erla Mëhillit se gjyqtarët janë kërcënuar familjarisht dhe me vendin e tyre të punës nëse do t’i jepnin të drjetë PD-së së Rithemelimit.

“Ata gjyqtarë janë kërcënuar me jetë. Treshja e gjyqtarëve është kërcënuar me jetë, me familje, me karrierë. Ata që u detyruan të merrnin vendim t’ia japin logon pengun. Janë kërcënuar dhe kanë shkuar kërcënimie shumëfishe. Shko pyeti, jo nga ne. Unë nuk jam për të kërcënuar, problemin e kam me Edi Ramën”, theksoi Noka./ CNA

About Redaksia

Check Also

Shakaja me inceneratorin e Elbasanit/ SPAK e arreston për 400 mijë lekë, le të lirë atë me 400 milionë euro!

SPAK arrestoi sot me një superoperacion administratorin e inceneratorit të Elbasanit pasi ai kishte bërë …

Leave a Reply