Masakra në “Don Bosko”, në vendin e krimit ndodhej edhe një polic

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e 12 marsit në zonën e “Don Boskos” ku mbeti e vdekur banakierja e lokalit në pronësi të Fatjon Muratit dhe 6 persona u plagosën, mes tyre mbesa e viktimës dhe xhaxhai i Fatjon Muratit.

Burimet bëjnë me dije se ka dyshime të forta se autorët janë nga Fushë Kruja. Tre armët e gjetura në automjetin BMË dyshohet se janë përdorur dhe në ngjarje të mëparshme kriminale.

Ndërkohë prej disa javësh territori ishte vëzhguar nga disa persona të cilët lëviznin me motor në zonë. Lëvizja e tyre rezulton të jetë konstatuar edhe nga pronarët dhe të afërm të familjes Murati.

Ndërkohë të njëjtat burime bëjnë me dije për Syri TV se në vendin e ngjarjes ka qenë i pranishëm një efektiv policie, i cili është arrestuar mbrëmjen që ndodhi masakra, por ngjarja u mbajt e fshehur nga Policia e Shtetit.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply