Në Wilhelmstrasse, ku 90 vite më parë parakalonin nazistët, sot ka piceri, qebaptore dhe monumente që kujtojnë viktimat e Hitlerit. Reportazh nga një qytet që rilexon të kaluarën e tij për të mos e harruar.
Berlin. «Një ëndërr», bile «një mrekulli». Joseph Göbbels përshëndet emërimin e “Führer” Adolf Hitler si kancelar i Rajhut. Është 30 janari i vitit 1933. Ministri i ardhshëm i Propagandës naziste është i ekzaltuar: «Wilhelmstrasse është e jona»: është lagja qeveritare që Hitleri do ta përmbysë nga aty e pak për t’i lënë vendin një Kanceëarie të gjatë mbi 400 metra e ndërtuar nga “arkitekti i djallit”, Albert Speer. 90 vite më pas nga kjo zemër e pushtetit që shtrihej deri në Portën e Brandeburgut kanë mbetur pak gjurmë. Në këndin midis Vossstrasse dhe Wilhelmstrasse, ku Hitleri pëlqente për të mbledhur turmat, shfaqen shenjat e Berlinit të bashkuar, të çliruar, kapitalist dhe paksa e pavetëdijshme. Restoranti kinez “Pata e Pekinit”, supermarketi Ullrich, një qebaptore, një “Pizza e Pasta” me shenjën tringjyrëshe. Vetëm pak metra më në jug reziston një ndërtesë e mbijetuar nazizmit. Është ministria kolosale e Aviacionit, e transformuar gjatë komunizmit në “ministrinë e ministrive”. Me Gjermaninë e ribashkuar është bërë shtëpia e Wolfgang Schaeuble, Olaf Scholz dhe Christian Lindner: ministri të Financave, tempull i rreptësisë teutone. Lagja e vjetër qeveritare e nazistëve është flakur tej tërërisht nga lufta dhe mijëra tonët e bombave që ranë mbi Berlin deri më 1945. Në vitet e Gjermanisë komuniste, zona përreth Kancelarisë së vjetër të Hitlerit u fut pjesërisht nga rripi i vdekjes i krijuar përreth Murit, por me ribashkimin gjerman të 1990 ajo lagje ka ndryshuar sërish, rrënjësisht, dhe prapa Vossstrasse, në pjesën e prapme të Kancelarisë së vjetër të shkatërruar nga bombat dhe të demoluar përfundimisht në periudhën e pasluftës, në kopshtin e ministrisë së vjetër të Jashtme të Joachim von Ribbentrop, e zhdukur edhe ajo, shfaqet sot Monumenti i Viktimave të Shoahut: në 19000 netra katrore shtrihen 2711 shtylla me lartësi të ndryshme që kujtojnë 6 milion hebrenjtë e shfarosur nga tërbimi bazist. Një ndëshkim.
Djegia e Rajhshtagut
Terrori hitlerian fillon më 30 janar 1933. Ajo datë nuk shënon vetëm perëndimin e Republikës së Veimarit. Nga aty e prapa nazistët, që kanë fituar zgjedhjet e nëntorit 1932 me vetëm 33% të votave, djegin Rajhshtagun duke fajësuar komunistët për të flakur tej çdo gjurmë demokracie dhe do ta transformojnë Gjermaninë në një diktaturë totalitare, një regjim «që ia nënshtron çdo akt të individit shtetit dhe ideologjisë së tij» sipas përkufizimit të zgjuar të Umberto Eco. Mbrëmjen e 30 janarit milicitë paraushtarake të Hitlerit, SA dhe SS, marshojnë në unison me pishtarët nëpërmjet Wilhelmstrasse dhe Portës së Brandeburgut. Një paralajmërim që ua ngrin gjakun shumëve, përveç aktorëve kryesorë të atij epilogu konvuls dhe dramatik të përvojës republikane. Atë mbrëmje të ftohtë dimri presidenti i moshuar i republikës, Paul von Hindenburg, që pasi e ka quajtur gjithmonë një njeri të rrezikshëm dhe e ka emëruar Führer në krye të qeverisë së koalicionit, shfaqet i trazuar në dritaren e pallatit presidencial, por edhe piktori i madh impresionist Max Liebermann vëren i preokupuar marshimin e këmishave të murme nën apartamentin e tij në Pariser Platz: «Nuk do të kisha ngrënë kurrë aq shumë sa të kënaqja dëshirën time për të vjellë» komenton ai. Megjithatë, dy ditë më parë gazetat e kanë quajtur Hitler “kancelarin e karnavalit”. Partia Nacional – Socialiste ka shumicën relative, por parlamenti i Republikës së Veimarit është i paralizuar nga betot e kryqëzuara – edhe midis socialdemokratëve e komunistëve. Në janarin e vitit 1933 ish kancelari Franz von Papen, që kryen traktativat për një koalicion të ri midis nazistëve, konservatorëve të DNVP dhe lëvizjes së ish luftëtarëve Stahlhelm, u beson të tijëve se «në dy muaj do ta kemi shtyrë Hitlerin aq shumë në një cep sa do të fillojë të bëlbëzojë». E konsideron si kukull. Një hybris që Gjermania dhe Europa do ta paguajnë shtrenjt. Bertolt Brecht do ta quajë atë të Hitler, të maskuar prapa alter egos si tij teatrale Arturo Ui, një «ngjitje të rezistueshme».
Dhuratë e interesuar
Dhe në fakt historianët nuk pëlqejnë më ta quajnë “ardhjen në pushteti të Hitlerit” atë ditë të kobshme. Preferojnë “dorëzimin e pushtetit”. Sepse praktikisht ju dhurua nga një seri politikanësh mediokër që ia nënvlerësuan rrezikshmërinë, duke menduar se po e manovronin si marionetë dhe kjo edhe pse Hitler kishte shkruar vite më parë manifestin e tij të parë politik, pamfletin delirant antisemit Mein Kampf, edhe pse kishte tentuar tashmë një puç ushtarak në Mynih më 1923, edhe pse bandat e tij të fanatikëve qysh në vitet ’20 persekutonin kundërshtarët me një mizori të padëgjuar. «Problemi është se tentojmë ta shikojmë historinë së një trajektore teleologjike», na shpjegon Dan Diner, një prej historianëve të gjallë më të mëdhenj që i ka kushtuar faqe themelore nazizmit, duke krijuar shprehjen punktuale Zivilisationsbruch, prishje të qytetërimit, për të përcaktuar përvojën e 12 vjeçarit hitlerian. «Argumentojnë se ngjitja e nazistëve u favorizua nga poshtërimi i humbjes në Luftën e Parë Botërore, nga dëmshpërblimet e rënda të luftës të imponuara nga Traktati i Versajës, nga hiperinflacioni që në fillimvitet ’20 e zhyti Republikën e Veimarit në kaos. Ama harrojmë edhe se Veimari pati një pesëvjeçar të artë, nga 1924 deri më 1929 dhe faktin që kriza e madhe e 1929 e ka mbytur atë parantezë më të qetë. Pra për ta kuptuar 30 janarin e 1933 duhet parë historia si një pasim koincidencash, jo si një linjë e drejtë ngjarjesh që çojnë në një epilog të pashmangshëm dhe në fillimet e 1933, në atë situatë të brishtë të Republikës së Veimarit, historia do të mund të lëvizte edhe në një drejtim krejtësisht të ndryshëm», vazhdon Diner. I arritur në telefon, ish profesori i Universitett të Jeruzalemit dhe Lajpcigut rrëfen se pikërisht nga kjo vetëdije – në histori asgjë nuk është e pashmangshme – lind ekpsozita që ka ideuar në program në Deutsches Historisches Museum deri më 24 nëntor. Titulli është Roads not taken: vërtitet rreth 14 të dhënave themelore të historisë gjermane dhe alternativave të mundëshme. «Historia nuk bëhet me po sikur, por qëllimi ishte t’u shpjegohej gjermanëve se nuk ka asgjë të pashmangshme në evenimentet historike, që gjithmonë ka qenë dhe gjithmonë do të ketë një altenativë të mundur», shpjegon akoma Diner.
Një prej etapave të zgjedhura nga historiani është pikërisht 30 shtatori i vitit 1933 dhe kuratorët e kanë mbushur dhomën e muzeumit me foto dhe rrëfime të asaj dite tragjike, duke nxjerrë në paj aspekte shpesh të lëna pasdore. Një foto çasti e gjeneralëve të Rajhsverit (forcave të armatosura gjermane), Kurt von Schleicher dhe Kurt von Hammerstein-Equord, kujton se në ato orë konvulse ku po lindëte qeveria Hitler, në Berlin qarkullonin zëra kënbëngulës për një puç ushtarak. «Diskutohej shumë», më thotë Lili Reyels, një prej kuratoreve të ekspozitës, «dhe ishte bërë një prej elementëve të presionit ndaj Hindenburg që të përshpejtonte afatet për emërimin e Hitler». Pra Führer u konsideria një e keqe më e vogël respektivisht një grushti shteti të niveleve drejtuese ushtarake. Një miopi fatale, e diktuar sidomos nga etja për pushtet e ndërmjetësit von Papen. «Duhet ditur se ish kancelari von Papen ishte komshi me presidentin Hindenburg dhe e përshkonte pjesën e shkurtër nga pallati presidencial në apartamentin e tij për t’i pëshpëritur në vesh idetë e tij». Faktikisht qe ai, siç e shpjegon një kartel i ekspozitës, që e paralajmëroi se «nëse brenda 11 nuk do të ketë një qeveri të re, do të vijë Rajhsvehri. Një diktaturë ushtarake e Schleicher dhe Hammerstein». Hindenburg zgjodhi Hitler, Führer e një partie që «bashkonte në mënyrë militante dhe bujshëm efikase idenë kombëtare me një ide sociale», siç e quajtur qysh në 1930 një i frikësuar Thomas Mann. Tek libri i tij Apel për arësyen, nobelisti i ardhshëm kishte ftuar Francën për të zbutur kushtet e Traktatit të Versajës. Ashtu si John Maynard Keynes një dekadë më parë, Mann e kishte kuptuar se fushata bombarduese e Hitler kundër Traktatit që i kishte dhënë fund Luftës së Madhe do të ishte një lidhës vdekjeprurës për gjermanët që ndjeheshin të poshtëruar nga dëmshpërblimet dhe një justifikim energjik për fantazitë subversive të Hitler.
Nostalgji dhe batakçinj
Deutsches Historisches Museum ndodhet në bulevardin e gjerë Unter den Linden, disa qindra metra larg nga Porta e Bradenburgut dhe nga Wilhelmstrasse, lagjia që qe zemra e pushtetit nazist dhe që mirëpret sot Monumentin e Viktimave të Shoahut. Një armik që nuk u pëlqen aspak nostalgjikëve të nazizmit, kujt nuk e ka pranuar kurrë që Gjermania ka rilindur si një demokraci e qëndrueshme nga gërmadhat e së «keqes të shekullit», siç e quajnë historianët, dhe të «luftës totale», siç e quajti Hitleri. Si një lumë karstik, herëpasëhere dalin spektret e së kaluarës. Në dhjetor Prokuroria e Përgjithshme ka arrestuar një grup nostalgjikësh aktivë në ushtri dhe në polici që qenë mbledhur rretj një princi të zi nga Turinigia, Henriku i XIII Reuss, dhe prej 8 vitesh një parti e dalluar nga nostalgji naziste ulet deri në parlament, Alternativa për Gjermaninë (Afd). Për të provuar se arkitektura e kujtesës është një fyerje për kë shpreson ende në një rikthim të Führer, Holger von Winterstein, eksponenti Afd, është fotografuar kohët e fundit teksa vallëzonte në një prej pjesëve të Monumentit të Holokaustit, duke e quajtur «një hale të shkëlqyer» dhe duke “cicëruar” «le ta marrin atdheun tonë!». Në të kaluarën edhe Bjoern Hoecke, lider i partisë në Turingi dhe shef i Der Flügel, korrentit më radikal, e kishte quajtur monumentin «një turp». Të dyve i është dashur të bëjnë kërkimfalje dhe të korrigjojnë, duke pësuar kritika të rënda deri nga drejtuesit e Afd. Në kundërshtim me vende si Italia ku fashizmat trajtohen me një lehtësi të caktuar, në Gjermani apologjia e nazizmit dhe mohimi ndëshkohen me burg dhe antisemitizmi konsiderohet një krim i pafalshëm. Në 16 vitet e kanceleratit të saj, Angela Merkel ka vendosur një vijë të kuqe të qartë që vjen drejt nga përvoja tragjike e atij 30 janari të 1933 ku konservatorët menduan t’i zbusin nazistët. Përcaktoi se CDU/CSU, partia e konservatorëve, nuk do të bëhej kurrë aleate me Afd apo me çdo formacion tjetër të së djathtës ekstreme. Një anatemë që reziston deri më sot. Ka qenë Merkel ajo që ka emëruar pëer herë të parë komisarin për Luftën kundër Antisemitizmit, nënsekretarin e Brendshëm Felix Klein. Për të çimentuar atë “kurrë më” të premtuar botës nga Gjermania pasnaziste, pasi diktatura e Hitlerit kishte rrënjë të thella në antisemitizmin radikal, siç më kujton Tommaso Speccher, filozof dhe autore i një libri themelor për të kuptuar ripërpunimin e nazizmit në periudhën e pasluftës: Gjermania i ka larë hesapet me nazizmin (shtëpia botuese Laterza).
«Antisemitizmi radikal gjerman lind në ‘800 nga një përzierje teorisë pseudoshkencore midis të cilave darvinizmi social që shpik racat superiore. Pra është ndryshe nga antijudaizmi i vjetër. Ky takim midis racizmit dhe antisemitizmit është nyja e teorive të ‘900, por për Hitlerin antisemitizmi bëhet sidomos një instrument propagande me një funksion nacionalist: dëshiron të nxisë masat, që në vitet ’20 po shfaqen, kundër minorancave të caktuara, në emër të një Volkstum, përktatësia ndaj një populli fillestar të supozuar». Përveç strukturimit socialisht dhe antropologjikisht idenë ekskluzive të “gjermanicitetit”, sipas Speccher antisemitizmi shërbeu edhe «për propagandën kundër shoqërisë liberale që po zhvillohej në ato vite. Hebrenjtë perceptoheshin si një komunitet që i kundërviheshin idesë ende të re të kombit». «Antisemitizmi shfarosës», siç e ka quajtur historiani Daniel Goldhagen, është një fenomen parasëgjithash gjerman, por infektoi edhe të tjerë. Sipas historianëve, rreth 260000 njerëz u përfshinë në Shoah, nga oficerët SS tek punonjësit e hekurudhave që drejtonin trenat e vdekjes: 190000 qenë gjermanë. Por për pjesën tjetër qenë kroatë, belgë, lituanezë, hungarezë, polakë, italianë. Me pak fjalë, europianë. Një libër i jashtëzakonshëm, i sapodalë, rrëfen një anë shpesh të harruar të antisemitizmit të viteve ‘30. Sigurisht, plaçkitjet dhe persekutimet, shpronësimet dhe dhunat u përshpejtuan në vitin 1933, kur për më tepër u inaugurua edhe kampi i përqëndrimit i Dachau. Por antisemitizmi i nazistëve qe edhe një proces, siç e rrëfen Mara Fazio në librin e saj Nga baçja në ferr. Historia e familjes së saj demonstron sesi duke filluar nga viti 1933 «politika e përgjithshme u bë fat vetjak» dhe percipiton gjithçka në një ferr shpronlsimesh, diskriminimesh, degradimesh, vetëvrasjesh dhe deportimesh në kampin e përqëndrimit të Theresienstadt. Letërkëmbimi i familjarëve të saj, shkruan Fazio, pasqyron «stilin vetëvrasës mizor të imponuar nga jeta e hebrejve gjermanë nga qindra ligje, urdhëra dhe rregulla antisemite të miratuara pdo ditë nga aparati shtetëror nazist, deri në vendimin e shfarosjes së tyre».
Në Gjermani mësimi i 30 janarit 1933 duket i gjallë, përtej kontradiktave të shumta në ripërpunimin e nazizmit në dekadat e para të pasluftës të mirëpërshkruara nga Speccher. Sipas filozofi një prej arësyeve themelore të Gjermanisë së bashkuar në 1990 ka qenë pikërisht refuzimi i nacionalizmit radikal, i forcuar nga barriera merkeliane djathtas. «Në Itali», kujton Speccher, «ka ndodhur e kundërta: me Republikën e Dytë dhe berluskonizmin është zhdukur antifashizmi si ngjitës i harkut kushtetues. Fashizmi është zhdoganuar». Ndoshta nuk është një rast atëhere që në vendin e Olaf Scholz, ku në 2021 90% e votuesve ka votuar për parti të ‘800 dhe ‘900, shumë prej të cilave janë flakur tej në pjesën më të madhe të vendeve të tjera europiane, demokracia duket më e qëndrueshme se kurrë.
(nga Il Venerdi)
Përgatiti
ARMIN TIRANA